Shaqir Fetai duke dashur që ta luaj rolin e “babait të madh” të popullit të Maqedonisë së Veriut, në të dy raundet e zgjedhjeve lokale del e apelon për votim masiv për të mirën e demokracisë së vendit! Ç’ne kjo brengë e Shaqir Fetait për demokracinë e vendit kur në rrafshin fetar i ka punët zi e më zi

Nga Vlera Thaçi

Në Maqedninë e Veriut, për këta tre decenie sistem plural, para çdo lloj zgjedhjeve ka pasur një akt nënshkrimi të kodit prej të gjithë liderëve partiakë për zgjedhje të lira e të ndershme. Madje, të gjithë liderët partiakë, të gjithë udhëheqësit e institucioneve më të larta shtetërore, në prag të zgjedhjeve kanë apeluar për zgjedhje të lira e të ndershme. Çuditërisht, kjo nuk ndodhi në këto zgjedhje! Asnjë apel, asnjë nënshkrim kodi, asnjë thirrje e përbashkët e liderëve politikë apo fetarë për zgjedhje të lira e të ndershme. Një iniciativë të tillë nuk pati, si rëndomë, as nga faktorët ndërkombëtarë në vend, ngase tashmë ekziston një bindje se ne vendin tone është konsoliduar mirë e fort demokracia dhe se obligimet demokratike qytetarët e vendit i kryejnë me dinjitet më të lartë!
Megjithatë, këtu rron një “baba i popullit të Maqedonisë së Veriut” i cili kujdeset për një apel të tillë, paçka se, duke qenë kikirik i vetëm në këtë thirrje, del snob e hipokrit i pashoq.
Në raundin e parë, të 17 tetorit të vitit 2021, në prag të zgjedhjeve lokale Shaqir Fetai do të apelojë: “Zgjedhjet e ndershme dhe të lira janë obligim ndaj elektoratit të RMV, ndaj imazhit të shtetit tonë, ndaj miqve tanë dhe ndaj ndërtimit të ardhmërisë së vendit tonë. Andaj Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bën thirrje për zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme.”
Për të qenë “në trend”, për ta përsëritur cirkuziadën e vet, për ta shprehur “kujdesin” e “babait të kombit” Shaqir Fetai, të njëjtin apel e përsërit edhe me rastin e raundit të dytë të zgjedhjeve të sivjeme lokale, dhe, sërish thotë: “Zgjedhjet e ndershme dhe të lira janë obligim ndaj elektoratit të RMV, ndaj imazhit të shtetit tonë, ndaj miqve tanë dhe ndaj ndërtimit të ardhmërisë së vendit tonë. Andaj Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bën thirrje për zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme.”
Po pse kaq jetike për Shaqi Fetain këto zgjedhje! Pse asnjë lideri fetar nuk i interesuan këto zgjedhje! Pse asnjë lideri politik nuk i shkon në mend një apel i tillë, edhe pse një gjë e tillë është obligim i tyre! Ç’i hynë në punë këto zgjedhe lokale Shaqir Fetait? Ku i dhemb Shaqir Fetait? Pse Shaqir Fetai apelon si papagall duke thënë: “Andaj Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bën thirrje për zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme.” Kush është Bashkësia Fetare Islame që apelon për zgjedhje politike?! Pse Shaqir Fetai mundohet ta rrisë rolin dhe peshën e vet edhe pse krejt bota e di që roli dhe pesha e tij është vetëm e një tradhëtari dhe komplotisti udbashian!
Shaqir Fetai, ngjashëm si “liderët politike” të pushteti aktual po e ndjenë se, nëse do të humbin këto zgjedhje, i pret një debakël në karrierë! Dikush ka paralajmëruar dorëheqje të parevokueshme, dikush ka paralajmëruar tërheqje nga skena politike, dikush e ndjenë se do të largohet! Këtë parandjenjë e ka edhe Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai e di fort mirë se, spostimi i pushtetarëve aktualë në opozitë, do ta nxjerrë edhe Shaqir Fetain në opozitë. Në opozitë liderët politik bëjnë luftë për rikthim të sërishëm, ndërsa në opozitë Shaqir Fetai do të bëjë luftë të përjetshme me vetëveten brenda katër muareve të dhomës apo të avllisë së vet!
Prandaj Shaqir Fetai ka mobilizuar edhe hoxhallarë që ta keqpërdorin, madje edhe hutben e namazit të xhumasë, për të apeluar që të votohen kandidatët për kryetarë komunash, të cillët madje nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë islame por që janë kandidatë të pushtetit aktual!
Prandaj Shaqir Fetai ka mobilizuar “xhematlinjë” që në ditën e zgjedhjeve të jenë në rolin e taksistëve për të bartur votues nëpër qendrat e votimeve, ndërsa shpenzimet do t’ua mbulojë vetë ai prej buxhetit të krijuar nga fitri e nga zeqati. Madje të pabindshmit edhe mund të korruptohen me paratë e po këtij buxheti! LSDM-BDI duhet të fitojnë gjithandej, të dalin koalicion me sa më shumë komuna, sepse, në fitoren e tyre do të ndjehet edhe trimëria e Shaqir Fetait, i cili, madje edhe nga hutbja ka kontribuar në këtë “fitore”! Por, mos thashtë Zoti të humbë ky kolicion, atëherë, Shaqir Fetai duhet të përgatitet e të zhduket në lëvozhgën e kikirikave të Afrikës dhe, pastaj, të futet në “proces reinkarnimit”, sërish nga e para!
Sado që në këtë moment Shaqir Fetai mendon se po e luan rolin e “babait të popullit”, megjithatë, ky moment do të jetë njolla më e zezë që i hidhet BFI-së! Na ishte dikur një “institucion fetar” që apelonte për zgjedhje politike demokratike, ndonëse vetë ishte futur në një anarki totale, përmes zgjedhjeve të manipulueshme pas një puçi dhe komploti klasik të drejtuar nga një kurrkushi hiç, me emrin Shaqir Fetai, alias “ORAO” si nxënës i oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

O Zot! Mjafton që po na mban Toka!

Shaqir Fetai ka vendosur që frustrimet e veta t’i shërojë me paratë…