Ta spostoshë apo ta deklasoshë me intriga e me insinuata liderin, me qëllim që ta realizoshë puçin e orkestruar nga nëntoka për t’ia rrëmbyer “fronin”, është jo vetëm krim moral por edhe njerëzor. Intrigantin do ta ngulfasë ndërgjegja deri në përjetim të të njëjtës ngjarje të cilës nuk i shpëton dot në jetën e vet. I poshtëruar do të jetë ai që i nënshtrohet pushtetit. Kurani Famelartë thotë: “Unë jam urdhëruar që të jem i pari që t’i nënshtrohem Atij” (6:14)

Nga Lirim Dullatahu

Kush e urdhëroi Shaqir Fetain në thurrjen e intrigës së poshtër për ta sendërtuar një plan sa antikombëtar po aq edhe antifetar-antiislam duke e thyer traditën e sjelljes së të parit në krye të Institucionit të komunitetit të myslimanëve. Tashmë botërisht dihet që Shaqir Fetai, i dalur nga kanalizimet e UDB, ushtroi një komplot e puç si në eliminimin e ish-udhëheqësit të tij shpirtëror, H. Sulejman ef. Rexhepi, ashtu edhe në kapjen e “fronit” të tij.
Pa dyshim, Shaqir Fetai ndjehet shume i turpëruar, i vënë në lojë nga pushteti aktual maqedonas, ndjehet i mallkuar për gjestin antihuman që bëri, ndjehet i hendikepuar deri në “person në nevojë”, ndaj dhe nuk ka fytyrë t’i dalë përballë H. Sulejman ef. Rexhepit. E ka turp takimin me të, qoftë edhe të rastësishëm, por, natyrisht, e ka edhe frikë, e ka urdhër nga “nëntoka” e cila është shumë e bindur se, në çdo takim me Sulejman Rexhepin, Shaqir Fetai mund t’i lëshojë pantallonet, me gjithë benevrekë! Pra, për fytyrën dhe namuzin e Shaqir Fetait më tepër përkujdeset “nëntoka” që e instaloi në krye të BFI-së se sa vetë ai! Të instaluarit e pushtetit nuk duhet ta kenë merak autoritetin e vet por autoritetin e pushtetit. Pa pushtetin, ata janë, thjeshtë, bajgë!

Pse fshihet Shaqir Fetai

A e keni parë se si ik Shaqir Fetai nga H. Sulejman ef. Rexhepi, nga ai të cilin e tradhëtoi dhe e “poshtroi” në pleqëri! Kush është më i dashur në komunitet: tradhëtari apo i tradhëtuari. Kush është më i lavdëruar në histori: tradhëtari i shkathët apo i tradhëtuari që mund të ketë përplotë të meta!
Pse nuk ftohet Sulejman Rexhepi nëpër ato evente fetare, në dua hatme, në dua hifzi, në përurime të xhamive. Po Sulejman Rexhepi ka marrur pjese në shumë evente të tilla, madje me pjesëmarrje masovike të xhemateve, të cilat as që imagjinohen aty ku merr pjesë Shaqir Fetai! A do ta madheronte apo do ta nënçmonte një mexhlis përfshirja në event edhe e Sulejman Rexhepit?
Po pse kërcënohen me largim nga puna të gjithë ata nëpunës që do ta takojnë Sulejman Rexhepin! Pse frikësohen prej të gjithë atyreve që kontaktojnë me Sulejman Rexhepin?
Shaqir Fetai nuk dëshiron të ndjehet i turpëruar, i dhjerë në poture, nuk dëshiron që të njihet si frikacak, frikën e vet për ta takuar Sulejman Rexhepin dëshiron ta paraqesë si solidarizim me bashkëpunëtorë “të shumtë” që nuk dëshirojnë ta takojnë “mëkatarin”, të cilin dikur e përkrahnin në çdo “mëkat”, i miratonin nëpër kuvende vjetore “çdo mëkat”, i duartrokisnin çdo “mëkat”, një javë para komplotit dhe tradhëtisë do t’i thurrin elozhe “mëkatarit”…
Vërtet pse kanë frikë nga Sulejman Rexhepi i cili i punësoi, i emëroi myfti e drejtorë? Apo janë shumë koshientë se këtë nderë nuk e kanë merituar nga Sulejman Rexhepi, sepse thellë në vete e ndjejnë se janë tërësisht të pavlerë!
Pse Shaqir Fetai ik nga frika prej Sulejman Rexhepit i cili, e punësoi, e bëri drejtor e profesor, e bëri myfti, pra në asnjë moment nuk ia rrezikoi karrieren dhe nuk ia nëpërkëmbi dinjitetin por, përkundrazi, gjithkund e mori me vete, e njohtoi me opinionin e gjërë, të cilit pa rreshtur ia imponoi si vlerë. Pra ishte vetë Sulejman ef. Rexhepi që u përkundes për pia-rin dhe reklamimin e Shaqir Fetait në opinion, ndërsa ky e kishte të qartë se Sulejman Rexhepi e dinte fare mire se ç’plehër ishte ky farë “reisi”!

Frikë apo turp

Shaqir Fetai, pas komplotit dhe tradhëtisë që ia bëri “babait shpirtëror” të tij nuk pranon dhe nuk lejon takim me ish-Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepin! Biografia dhe veprat, aktivitetet dhe kontributet e H. Sulejman ef. Rexhepit do të ngelin përjetë kapital që do të dëshmojnë vetëm për një periudhë, ndonëse shumë e mynxyrshme, me shumë suksese, me shumë ngjitje, me shumë name e të arritura, të cilat vogëlsia e Shaqir Fetait nuk mund t’i shohë as në ëndërr, sepse as Zoti nuk pajtohet që një intrigant i djallëzuar të shohë ëndërra të bukura!
Shaqir Fetai do të mbahet mend si intrigant që arriti ta sendërtojë një plan të huaj e fatkob për BFI-në duke e qëlluar pas shpine me thika njeriun e miritave dhe të sukseseve të BFI-së si Institucion që deri më 27 maj 2020 shquhej si faktor determinues për shumë perspektiva kombëtare e fetare në vend dhe më gjërë.
Cv-ja e Sulejman Rexhepit ështe e paarritshme! Veprat e Sulejman Rexhepit jane materie për qindra doktorantë të ardhshëm. Kontekstet historike e shoqërore mbajnë vetëm emrin e Sulejman Rexhepit, ndërsa emri i Shaqir Fetait do të mbahet mend si vrasës dhe asgjësues i këtyre kontesteve, sepse kështu kanë dashur urdhërënësit e tij.

A mbahet Institucioni me frikësim e shantazhim

Shaqir Fetai ju thotë bashkëpunëtorëve të tij se, nëse nuk i nënshtrohen dhe nuk e përkrahin, gati është të vijë Sulejman Rexhepi dhe, pastaj, rikthimi i tij do të thotë “spastrim”, largim i të gjithëve nga puna! Po pse t’i largojë të gjithë nga puna kur Sulejman Rexhepi e ka shumë të qartë se ata kanë qenë të manipuluar nga kryeintriganti Shaqir Fetai. Së kendejmi, mund të largohet eventualisht Shaqir Fetai, manipulatori dhe, jo të manipuluarit. Pra, shantazhin që e përdor Shaqir Fetai duke i frikësuar të tjerët e ka vetëm sa për t’i mbajtur të nënshtruar, sepse vetëm “si perandor” ai mund t’ia zgjasë vetes karrierën e ultë. Po cilit “perandor” i ka shkuar gjithmonë kungulli mbi ujë!
Shaqir Fetai dhe myhybtë e tij po seleksionojnë teologë në: hoxhallarë tanë dhe në hoxhallarë të Sulejman Rexhepit dhe Afrim Tahirit. Madje u thonë hoxhallarëve të rinj, të përkushtuar për ta kultivuar devotshmërinë, nuk mund të punësohesh se je parë duke pirë kafe me Afrim Tahirin i cili kontaktuaka me Sulejman Rexhepin! Kush e thotë këtë? Ata që dekretin e punësimit dhe të avancimit e të karrierës e kanë nga Sulejman ef. Rexhepi! Po tani, pse kjo frikë nga Afrim Tahiri? Kush mund ta ketë frikë Afrim Tahirin!? Asnjë nuk mund të thotë se në kohën sa Afrim Tahiri ka qenë sekretar gjeneral i BFI-së ndonjë hoxhë apo nëpunës fetar ka hequr të zinjtë e ullirit prej tij! Përkundrazi, i ka mbajtur nën mbrojtje, madje duke u konfliktuar edhe me reisin! Nga ajo që është lexuar deri më sot, në kohën sa ka qenë sekretar i përgjithshëm Afrim Tahiri ka qenë tmerr e trishtim vetëm për matrapazët, për imoralët, për hajnat që nën petkun e teologut janë munduar të bëjnë veprime të padenja për njeriun normal. Në kohën e tij më së rëndi e kanë pasur pushtetarët të cilët kurrë nuk i ka lënë që ta ngjyjnë “kafshatën në pjatën e BFI-së!
Po pse pra kjo frike nga Afrim Tahiri i cili tash për tash vepron në opozitë dhe kundër komplotistëve të BFI-së? Kush po frikësohet nga Afrim Tahiri? A mos janë të gjithë ata të përfshirë në listën e siguruar nga Afrim Tahiri e që flet për drejtorë e myfinj matrapazë, me shkollim e dokumenta të falsifikuar, me “tituj shkencorë” të blerë? Pa dyshim, nëse një ditë rikthehet Afrim Tahiri (e kjo do të ndodhë me patjetër, sepse kjo është dëshirë gjithnjë e më e madhe e besimtarëve) këta pseudo-teologë do të ikin vetë, do të vetëpastrohen, pa pasur nevojë për “fshesën reformuese”! Mëkatarët nuk kanë se çfarë kërkojnë në një Institucion fetar islam! Ata janë të vetëdishëm për këtë, prandaj e gjithë kjo frikë nga Sulejman Rexhepi dhe Afrim Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

LMR në BFI: Ku po i dhemb Shaqir Fetait

Më 16 shkurt të vitit 2021, Shaqir Fetai, na e paska mbledhur…

Umberto Eco dhe mësimet e jetës së një mjeshtri të jashtëzakonshëm

Të flasësh për të dhe tërësinë e tij është e vështirë, ndoshta…

Fis i kyçur në arkivolin e harresës

Pa i dedektuar defektet e shoqërisë, sikundër, pa i kqyrur plagët e…

Pse i mëshohet samarit dhe jo gomarit

Disa struktura opozitare ia kanë mësyer ta bllokojnë Kuvendin e RMV-së me…

Për inat të Shaqir Fetait na vdektë “djali”

Myftinia e Tetovës, mbarë myslimanëve të vendit, ua hoqi të gjitha dilemat,…