Autoritetet japonezë dhe koreano-jugorë bëjnë me dije se Koreja e Veriut lëshoi një raketë tjetër interkontinentale mëngjesin e së mërkurës, duke rritur më tej tensionet në rajon.

Raketa fluturoi për më shumë se një orë përpara se të binte në ujërat japoneze, në një akt që për shumë ekspertë ishte një kundërpërgjigje ndaj inkursioneve të fundit të avionëve spiunë amerikanë.

Peniani e cilësoi kalimin e avionëve amerikanë një ngjarje të rëndë dhe më herët kërcënoi se do t’i rrëzonte ata nëse do të vijonin me të tilla provokime.

Shqetësimet e sigurisë janë rritur në gadishull këtë vit pasi Koreja e Veriut testoi disa armë të reja. Si përgjigje, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë shtuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake rreth gadishullit.

Raketa e Koresë së Veriut të mërkurën fluturoi drejt lindjes nga Pheniani për më shumë se një orë përpara se të zbarkonte në perëndim të Japonisë rreth orës 11:15 me orën lokale. Fluturimi me kënd të lartë mbuloi një distancë prej 1000 km.

“Ne dënojmë fuqishëm lëshimin e një rakete balistike me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut si një akt i rëndë provokues që dëmton paqen dhe stabilitetin e gadishullit Korean dhe komunitetit ndërkombëtar dhe është një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkruhej në reagimin e përbashkët të dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pamjet/ Spitali i Fierit gati të hapë dyert, transformimi!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në spitalin rajonal memorial në…

“Arkivi” si përmendore e naivizimit

Shaqir Fetai, në fillimet e tij karrieriste prej instalacioni nga pushtetit politik,…

Ambasadorja amerikane: Korrupsioni dhe ikja e të rinjve janë problemet më të mëdha të Maqedonisë

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kate Marie Byrnes, në “Programi 200″ në…

Abazoviç ngre grup pune për “Ballkanin e Hapur”

Bashkëpunim mes malazezëve, boshnjakëve, shqiptarëve dhe maqedonasve Duke folur për “Ballkanin e…

Ukraina pretendon se Rusia ka humbur 169 mijë e 170 trupa në luftë

Ukraina ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi numrin e humbjeve…