Grupet djathtiste serbe të cilat ishin duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke tentuar t’i afrohen kështu territorit të Kosovës.

Për një moment është dëgjuar edhe një shok-bombë, kurse policia po tenton t’i ndalojë.

Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë.  Protestuesit gjatë të kohës po i ofendojnë policët serb të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej.

Thirrja për protestë është bërë nga grupet djathtiste, siç është “Patrulla Kombëtare”, si dhe është bërë thirrje që organizimit t’i bashkohen mbështetës tjerë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Srpska e Bosnje-Hercegovinës.

“Patrulla Kombëtare” është organizatë e lidhur me grupin e ekstremit të djathtë “Rusov” dhe grupin paraushtarak rus “Wagner”.

Në protestë janë parë persona të maskuar që në duar mbanin flamuj të Serbisë dhe pankarta të ndryshme, ndër të cilat veçohet ajo me mbishkrimin “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”. Po ashtu janë parë protestues edhe me unifrmonën e grupit paraushtarak rus “Wagner”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rishfaqet Mogherini, BE e prezanton Kosovën si republikë (FOTO)

Ish-kryediplomatja e Bashkimit Evropian dhe ndërmjetësuesja e dialogut Kosovë- Serbi, Federika Mogherini…

Argjentina goditet nga një tërmet prej 6.2 shkallë

Një tërmet ka goditur rajonin San Antonio de los Cobres në Argjentinën…

Analisti politik që dikur shkruante fjalimet e Putinit: Ekonomia ruse po kolapson, lufta është humbur

Abbas Gallyamov, njeriu që dikur shkroi fjalimet e presidentit rus Vladimir Putin…

Mickoski: Zaevin do ta durojmë edhe pak javë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski është I bindur se pakënaqësia mes partnerëve…

Kërkohet një muaj paraburgim për policët dhe doganierët

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që…