Disa aktivistë të PSD-së ia kanë ndërprerë fjalën kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke fishkëlluar.

Ata thanë se ajo është kryetare e një gjykate të padrejtë dhe se fjalimi i saj s’duhet të kalojë në qetësi.

“Fjalimi i gjykatëses Trendafilova nuk mund ta lejojmë që të mbahet në qetësi. Kjo është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që në asnjë moment nuk mund të sjellë drejtësi. Kjo gjykatë po dëshiron ta ndryshojë historikun e Kosovës, duke e bërë luftën si luftë e cila ka ndodhur në mes të dy agresorëve dhe jo si luftë çliruese për këtë popull për pavarësi dhe liri. Gjykatësja ka ardhur këtu në mënyrë që ta legjitimojë këtë gjykatë, por legjitimiteti i saj nuk është më real. Kanë harruar që ka pasë krime këtu nga agresori, Serbia, prandaj s’mund ta lejojmë që në heshtje të raportohet”, tha njëri nga aktivistët.

Derisa Trendafilova tha se nuk i kuptoi protestuesit meqë nuk di shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…