Protestuesit gjatë tërë kohës bërtitnin “Ndaloni luftën”.

Disa mbanin pankarta në duar ku shkruhej: “Ne qëndrojmë me Ukrainën”, dhe disa të tjerë mbanin fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin.

Granatimet ruse në një central bërthamor në Ukrainë që ndodhën të premten dhe kërcënimi i nënkuptuar i Putinit për luftë bërthamore, kanë shqetësuar edhe qytetarët e Japonisë.

Ky shtet pësoi sulme atomike në fund të Luftës së Dytë Botërore në Hiroshima dhe Nagasaki, si dhe katastrofën më të keqe bërthamore që nga Çernobili në Fukushima në 2011.

“Është shumë e tmerrshme”, tha Yukiko Asano, që ishte pjesë e protestës.

Protesta, një nga më të mëdhatë në Tokio në vitet e fundit, përfshiu edhe njerëz nga Evropa.

Protestuesit u veshën verdhë dhe kaltër, ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

“Ne duhet të ndalojmë Putinin. Duhet t’i japim fund diktaturës”, tha një protestues tjetër.

Protesta kundër pushtimit rus të Ukrainës, janë organizuar edhe në shumicën e qendrave tjera botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Në fshatin Dreth dyshohet për varrezë masive, ku mund të jetë grupi intelektual i Mitrovicës

Në fshatin Dreth në veri të Mitrovicës dyshohet për varrezë masive, aty…

Udhëheqësi i lartë ushtarak amerikan thotë se një raketë hipersonike e Kinës ‘përshkoi botën’

Një raketë test hipersonike e Kinës gjatë verës “përshkoi botën”, tha gjenerali…

Koreja Veriore po përgatitet për lëshim të raketave dhe satelitëve

Në pamjet e siguruara nga satelitët vërehet se Koreja Veriore është duke…

Borrell në Shkup: Pushtimi i Ukrainës, “sulm barbar i Putinit”

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian,…

SHBA: Oferta e Putinit për bisedime nuk është diplomaci e vërtetë

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka hedhur poshtë ofertën e presidentit rus…