Miratimi i ligjit që kufizon disa kompetenca të Gjykatës së Lartë

Policia izraelite u përlesh me turmat e protestuesve gjatë natës pasi parlamenti miratoi një ligj shumë të diskutueshëm për të kufizuar kompetencat e Gjykatës së Lartë.

Masa – pjesë e një pakete të madhe reformash – do të parandalojë gjykatën të rrëzojë veprimet e qeverisë që i konsideron të paarsyeshme.

Policia në Jerusalem dhe Tel Aviv përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit që bllokonin autostradat.

Kritikët thonë se reformat e qeverisë së djathtë kërcënojnë demokracinë izraelite.

Pas muajsh protestash masive në rrugë për reformën në drejtësi, votimi i së hënës në Knesset (parlamenti izraelit) ishte një fitore e rëndësishme për kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Por beteja nuk ka përfunduar. Mund të vazhdojë me muaj të tërë.

Një grup mbikëqyrës politik dhe kreu i opozitës së qendrës Yair Lapid planifikojnë t’i bëjnë kërkesë Gjykatës së Lartë për të anuluar ligjin e ri.

Për më tepër, konfederata e sindikatave të Histadrutit të Izraelit ka kërcënuar me një grevë të përgjithshme dhe mijëra rezervistë ushtarakë, duke përfshirë pilotët e forcave ajrore, janë zotuar se nuk do të paraqiten në detyrë nëse ligji lejohet të zbatohet.

Për një vend që krenohet me aftësinë e tij për t’iu përgjigjur shpejt çdo lloj kërcënimi, fakti që vetë siguria e Izraelit mund të rrezikohet po shkakton ankth të vërtetë.

Netanyahu ka këmbëngulur se ligji është i nevojshëm që qeveria “të zbatojë politikën në përputhje me vendimin e shumicës së qytetarëve të vendit”.

Por ai tha se ishte i gatshëm të rifillonte bisedimet me opozitën, edhe deri në nëntor, për të gjetur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Reformat e planifikuara kanë shkaktuar disa nga protestat më të mëdha në historinë e Izraelit. Të hënën të paktën 22 persona u arrestuan, njofton policia.

Kundërshtarët kanë frikë se ndryshimet mund të minojnë sistemin demokratik të vendit, duke e kthyer atë në territor autoritar.

Ata shqetësohen se partitë fetare nacionaliste dhe ultra-ortodokse, aleate të Netanjahut, do të jenë në gjendje të formësojnë politikën me fuqi të pakontrolluar.

Por qeveria argumenton se reformat janë të nevojshme për të korrigjuar një çekuilibër në pushtet që ka bërë që gjykatat të ndërhyjnë gjithnjë e më shumë në vendimet politike.

Projektligji i ashtuquajtur i “arsyeshmërisë” u miratua me 64 vota kundër, pasi opozita bojkotoi votimin përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ukraina synon të armatosë një milion njerëz

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se shpreson të armatosë një…

Letra e ambasadores amerikane Ageler shkakton “tërmet” në gjyqësor dhe Qeveri

Gazetar: Adrian Kerimi Letra e ambasadores amerikane Angela Aggeler të cilën Alsat…

Tri marrëveshje ekonomike Kosovë-Serbi pritet të konkretizohen në Uashington

Tri letrat e qëllimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për linjën…

Çfarë dimë për variantin e ri të koronavirusit?

Pak ditë pasi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i…

29 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, në total 177

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri në ora 12 janë shënuar edhe 29…