Peruja e ka mbyllur për një kohë të pacaktuar pikën e famshme turistike “Machu Picchu” për shkak të protestave të vazhdueshme kundër presidentit të ri të vendit.
Qeveria tha se e mbylli vendin dhe e shtegun Inka që të çon drejt tij, për të mbrojtur turistët dhe qytetarët. Qindra njerëz që kishin mbetur të ngecur për orë të tëra në kala tani janë shpëtuar.
Protestat e dhunshme, të cilat kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur, filluan kur lideri i mëparshëm i Perusë u rrëzua.
Shërbimet hekurudhore për në Machu Picchu u pezulluan të enjten pasi disa shina treni u dëmtuan, dyshohet se kjo u bë nga protestuesit.
Ministri i Turizmit, Luis Fernando Helguero, në një konferencë shtypi të shtunën, ka deklaruar se 418 persona ishin bllokuar në pikën turistike.
Megjithatë, të shtunën mbrëma, ministria e turizmit njoftoi se të gjithë vizitorët, prej tyre 148 të huaj dhe 270 peruanë, ishin evakuuar në mënyrë të sigurt në trena dhe autobusë, shkruan BBC.