Prokuroria Themelore Publike informon se në Prokurorinë e Tetovës është dorëzuar raporti me analizat e kryera të gjurmëve në spitalin modular në Tetovë, i cili është përpunuar nga Departamenti për hetime kriminalistiko-teknike pranë MPB-së.

Në njoftimin e Prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni, thuhet se sipas analizave të tyre, është konfirmuar ekzistimi i qarkut të shkurtë elektrik, si dhe gjurmë që janë domethënëse për konfirmimin e arsyeve të zjarrit, nga i cili humbën jetën 14 pacientë.

“Nga analizat e kryera të gjurmëve të dëmeve nga zjarri, dinamikës së përhapjes së zjarrit dhe mbi bazë të dëmtimit të inventarit, duke pasur parasysh edhe informacionet e marra para dhe gjatë zjarrit, personat profesionistë e kanë konfirmuar lokacionin dhe arsyen e mundshme të shpërthimit të zjarrit”.

“Nga analizat është konfirmuar se zjarri ka shpërthyer si pasojë e qarkut të shkurtë elektrik, për shkak të presionit të madh nga defibrilatorët e kyçur, me të cilët është bërë reanimacion i pacientëve në njërën nga dhomat e spitalit. Presioni mbi kabllon ka shkaktuar zjarr në prizën elektrike, në të cilën kanë qenë të kyçur defibrilatori, një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër”.

“Pas shfaqjes së flakëve, stafi mjekësor i pranishëm u përpoq ta shuante atë, por zjarri u përhap furishëm në të gjithë ndërtesën, duke u përhapur nga panelet e çatisë në zonat e ulëta të mureve të panelit dhe pajisjet e spitalit. Pasi të gjithë pacientët e shtruar ishin të lidhur me furnizimin qendror të oksigjenit, dhe kështu përqindja e oksigjenit të pranishëm në të gjithë spitalin u rrit, si dhe për shkak të dëmtimit të instalimit të oksigjenit gjatë zjarrit, zjarri u përhap në të gjithë objektin për një periudhë shumë të shkurtër”.

“Kësaj i ka kontribuar edhe fakti që në hapësirën e çatisë të ndërtesës nuk ka ndarje midis moduleve / dhomave dhe korridorit që do të ngadalësonte përhapjen e zjarrit. Kjo ekspertizë është vetëm një nga dëshmitë e ofruara deri më tani. Pritet që Prokuroria Publike Themelore e Tetovës të marrë raportet dhe të dhënat për të cilat prokuroria ka lëshuar urdhra dhe udhëzime për institucionet tjera kompetente, si dhe ekspertizën që duhet të arrijë në përputhje me ndihmën juridike ndërkombëtare të kërkuar nga ekipi i ekspertëve gjermanë. Në të njëjtën kohë, prokuroria vazhdon të veprojë intensivisht për rastin dhe ndërmerren veprime të tjera për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Në fund shtojnë se pas mbledhjes së të gjitha dëshmive materiale dhe verbale, do të marrin vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurës për këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…