Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka kryer inspektim në vendin e një shtëpie familjare në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku mbrëmë është gjetur i pajetë trupi i një 28-vjeçari me plagë nga armë zjarri në kokë, transmeton Tetova Sot

“Gjatë inspektimit në vendngjarje janë gjetur gjurmë, si dhe një armë – pistoletë, e cila do të jetë objekt ekspertimi. Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar video incizime nga kamerat e objekteve lokale”, thanë nga Prokuroria.

I ndjeri është dërguar në qendrën emergjente në Gostivar nga babai i tij, ku është konstatuar vdekja. Në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.

Janë ndërmarrë veprime të tjera nga të cilat priten rezultate për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rastin e vrasjes mbrëmë e konfirmuan për TS edhe nga SPB Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Asnjë vend në botë nuk ka strategji daljeje nga gjendja me koronavirus

Shumë vende evropiane po marrin masa gjithnjë e më shtrënguese, por BBC…

Presidenti grek “kërcënon” Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë

Nga Mali i Zi, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos i ka dërguar…

BE-ja organizon konferencë donatore për luftë kundër Kovid-19

Bashkimi Evropian sot organizon video-konferencë donatore ndërkombëtare që të mbledhin mjete për…

Rama nga Brukseli: Faleminderit popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua

Në një deklaratë të përbashkët shtypi me Presidenten e Komisionit Europian Ursula…

Escobar: Marrëveshja e Ohrit mund të sjellë një epokë të re të marrëdhënieve paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur…