Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar – mjekë të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S., dhe A.L., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh.

Po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shkon në 19 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra njerëz janë zhdukur në…

Aggeler: Ndryshmet kushtetuese të domosdoshme!

Ambasadorja e SHBA-ve Angela Aggeler sot ka deklaruar se klasa politike në…

Gazetari Bozhinovski: Ka edhe një të vrarë plus tek rasti “Monstra”

Gazetari Zoran Bozhinovski në faqen e tij në Facebook ka shkruar se…

Osmani kërkon nga Dendias mbështetjen e Greqisë për anëtarësim në KiE dhe NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e…

Deputetja ukrainase: Çështje kohe para se Rusia të sulmojë Poloninë

Zyrtarët ukrainas thonë se të paktën 35 persona u vranë dhe 134…