E plotësuar: Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting ka thënë se Pjetër Shala ishte pjesë e grupit me Sabit Gecin dhe Xhemshit Krasniqin.

Prokurori Whting tha se Shala mori pjesë në vrasjen e një personi.

Ai tha se dëshmitë do të tregojnë se ishte pjesë e një grupi të vogël ushtarësh të UÇK që kanë kryer këto krime. Sipas tij, ky grup përfshinte Sabit Gecin dhe Xhemshit Krasniqit, të dy të shpallur fajtor në dy gjyqe në Kosove për krimin e ndalimit arbitrar dhe keqtrajtimin e zhvilluar në fabrikën e Metalit në Kukës.

Sipas tij, aktakuza tregon se janë ndaluar dhe keqtrajtuar të paktën 18 viktima në këtë fabrikë.

“Ky grup kriminal përfshirë të akuzuarin ka vrarë njërin prej këtyre viktimave natën mes 4 apo 5 qershorit të 1999, apo afërsisht në atë kohë. Viktimat e kësaj çështje janë shënjestruar për shkak të afërsisë së perceptuar që kishin me serbët. Janë trajtuar si spiunë dhe bashkëpunëtorë që kanë merituar dënimin e poshtërimin. Janë ndaluar pa asnjë proces të ligjshëm”, tha ai.

Ai tha se çështjet gjyqësore nuk janë kundër Kosovës e UÇK-së, por individëve që pretendohet se kanë kryer krime gjatë luftës.

Sipas tij, në çështjet e tjera, përfshirë këtë, shumica e viktimave janë shqiptarë të Kosovës, e në disa të gjitha dëshmitarët janë viktima shqiptarë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kosova pranoi planin evropian, Bildt: Është hap i rëndësishëm drejt normalizimit të mardhënieve me Serbinë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, e ka konsideruar…

Sulmi i armatosur në një shkollë në Nashville, adoleshentja me shumë armë vrau tre fëmijë dhe tre të rritur – u qëllua edhe ajo nga policia

Një grua sulmoi dhe qëlloi për vdekje tre fëmijë dhe tre të…

Taravari tregoi kushtet dhe kohën e hyrjes së Aleancës në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët (ASH) është e gatshme të shkojë në zgjedhje të…

Jeremiq reagon ndaj Vuçiqit, thotë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është tradhti: Mund të parandalohet

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka reaguar ashpër…

BE-ja i shpall të pavlefshme aneksimet e Putinit

Bashkimi Evropian ka thirrur të dërguarin e Rusisë në bllok për të…