Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka thënë se Serbia nuk do të ketë një të ardhme drejt perëndimit nëse ia kthen shpinën BE-së dhe SHBA-së.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar kështu pasi zyrtarët serbë kanë thënë se Rusia është miku i tyre dhe se kurrë nuk do të vendosin sanksione ndaj këtij shteti.

“Megjithëse është një shtet kandidat për anëtarësim në BE, Serbia u zotua të mos vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë. Pavarësisht thirrjeve të BE-së dhe SHBA-së që Serbia duhet të qëndrojë larg Putinit, Beogradi zyrtarisht deklaroi se Rusia është aleati më i mirë i Serbisë dhe mbron “integritetin e saj territorial”, duke iu referuar pavarësisë së Kosovës”.

“Ivica Daçiq, kryetari i parlamentit serb, tha se “pavarësisht presionit”, Serbia kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër “mikut të saj Rusisë”. E vërteta është se Serbia nuk do të ketë një të ardhme perëndimore nëse ata ia kthejnë shpinën BE-së dhe SHBA-së”.

Ben-Meir ka theksuar se “Beogradi duhet ta njohë sa më shpejtë realitetin e pavarësisë së Kosovës, e ardhmja me BE-në nuk është e mundur derisa qëndroni miq të ngushtë me Putinin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…