Nasradin Hoxha i ka porositur të gjithë ata të sojit të Shaqir Fetait që, nëse nuk kanë se çfarë të bëjnë, atëherë le ta luajnë derën e shtëpisë. Priten mizat më mirë
Nga Mahir Rexhepi
Më 21 prill të vitit 2016, do të publikohet lajmi që flet mbi aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame, me rastin e shënimit të ditëlindjes së pejgamberit, Muhamedit s.a.v.s. Në këtë lajm do të nënvizohet edhe promovimi i librit “Islami porosi universale”, i autorit Shaqir Fetahu, që atëbotë ishte Mufti i Muftinisë së Gostivarit. “Në këtë event prezantoi edhe Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi me bashkëpuntorët e vet, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, kryetari i Komunës së Vrapçishtit Bajram Kadria, ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi si dhe shumë personalitete të tjerë të jetës fetare dhe shoqëroro-politike“, sqarohet në këtë lajm.
Tani shtatë vite e ca muaj më vonë, Shaqir Fetai, në f.b. e vet publikon një lajm qesharak, në të cilin, përmes gënjeshtrës mundohet ta shpreh “produktivitetin kreativ” të vetin, të cilin, jo që nuk e ka, por edhe atë pak “kreativitet” që e manifeston e ka përplotë me djallëzi e me intriga. Shaqir Fetai thotë: “DOLI NGA SHTYPI BOTIMI I RI ME TITULL “ISLAMI POROSI UNIVERSALE” (me autor Shaqir Fetahu! Po pse i ikë mbiemrit origjinal siç e ka me Fetai, dhe e bën me Fetahu! Sepse në dokumentin e UDB-së na del me varianin Fetai! Do ta kamuflojë identitetin e vet prej spiuni, ë?!)
Më tej, në lajmin e Fetait thuhet: “Bashkësia fetare islame e RMV vazhdon sipas planifikimit në sferën botimit te veprave nga autor të vendit duke plotësuar numrin e planifikuar për çdo vit nga 10 botime. Është botimi i shtatë i autorit në fjalë ku përfshihen tema të ndryshme që kanë tē bëjnë me aktualitetin e rrjedhave islame në kohën në të cilën jetojmë” Dhe, e pëfundon: “Le të jetë kjo vepër si një dhuratë dhe urim për të gjithë besimtarët me rastin e Vitit të ri hixhri 1446”!
Tani, Shaqir Fetai nuk e tregon të vërtetën e ribotimit të një libri i cili është botuar këtu e shtatë vite më parë, porse e prezanton si botim të ri! E dyta, na e thotë një të vërtetë të trishtë: 10 libra në vit BFI-ja? Nuk ka shtëpi botuese private, me buxhet zero, në vendin tonë, që nuk boton 10 libra në vit, madje libra të kërkueshëm në treg! Mjerisht, Shaqir Fetai boton libra të padenja për të pasur kopertinë! Ia paska (ri)botuar BFI-ja? Me çfarë vendimi, cili komision e lejoi këtë botim, në cilën mbledhje të organit gjegjës të BFI-së u soll vendimi që të (ri)botohet një libër i cili as botimin e parë nuk e ka arsyetuar?
Bashkësia Fetare Islame në RMV ka përplotë akademikë e autorë cilësorë, sidomos akademikët e Fakultetit të Shkencave Isame, të cilët jo se nuk botohen nga BFI-ja por, edhe nëse kërkojnë për ta pasur firmën e BFI-së si botues (pra, jo si finansues), këtë nuk ua jep Shaqir Fetai!
Në BFI jo njëherë kanë kërkuar që të botojnë tituj të tyre, bie fjala, një prej filozofëve të kalibrit botëror, Hasan Xhillo, pastaj Dr. Fahredin Ebibi, dr. Taxhudin Bislimi, dr. Naser Ramadani, pastaj dr. Muaz Agushi, pastaj dr. Abdulxhmil Nesimi, dr. Shaban Sulejmani, dr. Shenasi Memedi etj.
Të gjithë këta emra, dhe të tjerët, botojnë tituj aq të nevojshëm për studentët e Fakultetit dhe, përgjithësisht, për myslimanët e vendit. I botojnë privatisht e me vetëfinancim, sepse, këta nuk pajtohen me kërkesat idiotike të Shaqir Fetait për ta sabotuar, bojkotuar e dëbuar nga Fakulteti i Shkencave Islame dekanin Dr. Shaban Sulejmani, i cili, në një moment, me gjasë, u ndërgjegjësua dhe vërejti që kishte gabuar me përkrahjen e Shaqir Fetait për “reis” ndaj dhe ia tërhoqi publikisht atë përkrahje! Profesorët akademikë nuk pranojnë që të manipulohen prej Shaqir Fetait dhe ta dëmtojnë interesin e përgjithshëm të Institucionit duke instaluar praktikën e “dëbimit të dekanit” nëse ky do ta kundërshtonte “reisin”. Këta profesorë janë shumë të vetëdishëm se dukuria “Shaqir Fetai” është dukuri që duhet sa më parë të çrrënjoset dhe mos të bëhet traditë në FSHI me ç’rast do merrte fund kjo vatër arsimore e cila rri pezull mbi çdo interes meskin, të kujdo qoftë.
Ka disa vite që luten këta profesorë dhe shumë të tjerë që të përkrahen nga BFI-ja dhe, studentët tanë të pajisen me literaturë origjinale e burimore, detyrë kjo parësore e FSHI-së, porse, me (ri)botimin e librit të vet Shaqir Fetai u përcjell porosinë që, derisa nuk më dëgjoni mua, nuk mund të botoni në BFI. Në BFI do të botoj vetë. Dhe, sa për njoftim akademik që i duhet këtij farë avdalli, Shaqir Fetai, Islami nuk është “porosi universale”, porse, mbi çdo gjë është Fe universale e cila përcjell miliona porosi universale!