Prokuroria Themelore e Prizrenit në bashkëpunim me Inspektoratin e Policisë së Kosovës i kanë arrestuar sot katër persona.

Sipas njoftimit nga kjo prokurori dy nga të arrestuar janë zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë qytetarë të Kosovës.

Policët K.G dhe I.F dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Kurse, N.K dyshohet për veprat penale “Fajde” “Detyrim” dhe ” Dhënie e ryshfetit”.

I dyshuari i katërt është A.K, i cili është arrestuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Po ashtu Prokuroria ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…