Përpara nisjes së samitit 2-ditor të Brukselit ku është i ftuar të marrë pjesë, Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetaren e Tv Klan  lidhur me vendimin që pritet të merret për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Sërish kreu i qeverisë shqiptare u shpreh skeptik për hapjen e negociatave për shkak të ngërçit.

Po e përsëris përkundër optimizmit të ngritur të disa edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por  ndërkohë nëse do zgjidhet, do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO të dy vendeve të NATO në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjerë që shohin si yjet”, u shpreh Rama.

Edhe në një postim në Twitter përpara kësaj deklarate, Kryeministri Edi Rama shprehu zhgënjimin dhe e konsideron turp për Europën veton bullgare.

“Është një ditë e re në Europë, por jo në Bullgari. Sa turp për Europën çështja bullgare. Në mes të një lufte shumë të nxehtë në ‘pjesën e pasme të oborrit’ të Europës, një vend i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO nën vëzhgimin e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pse nuk po hapet pika kufitare Stançiq-Bellanoc? Flasin zyrtarët e MPB-së në Kosovë

Shkruan: Arbër Jashari, gazeta Express Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme…

Fushata e Kosovës për anëtarësim në NATO, flasin deputetë e ekspertë të sigurisë

Ditët e fundit pas luftës në Ukrainë janë shtuar zërat për përshpejtimin…

Jotova: Në regjistrim dolën pak bullgarë sepse u kërkohej dëshmi se janë me origjinë nga Bullgaria

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iliana Jotova sot ndodhet në Ohër ku po vazhdon…

Lehona nga Kumanova pozitive me koronavirus, testohet një lehonë nga Ohri

Shtatëzëna 27-vjeçare nga Kumanova që ka rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë natës…

“Më mirë për Tetovën: Dy muaj nga tragjedia në spitalin e Tetovës, nuk ka as përgjegjësi penale e as morale

Hamdi Sulemani nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” në konferencë për…