Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PSVE) u ka bërë thirrje 46 anëtarëve të saja që të krijojnë urgjentisht një Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë të bazuar në parimin e juridiksionit universal, në mënyrë që të sillen para drejtësisë autorët e krimeve të luftës në Ukrainë.

Asambleja miratoi njëzëri një rezolutë në sesionin pranveror në Strasburg, Francë, ku Rusia fajësohet për shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Rezoluta thekson se ata janë të tmerruar nga raportet për shfrytëzimin e përdhunimit dhe torturës si armë lufte dhe kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për krime në qytetin e Buchas, i cili ” në mënyrë cinike inkurajoi trupat ruse të vazhdojnë veprime të ngjashme”.

Asambleja u bëri thirrje vendeve anëtare që të përdorin parimin e juridiksionit universal për të hetuar dhe ndjekur penalisht kryerësit e krimeve jashtë territorit të tij.

Sipas rezolutës, gjykata duhet të ketë mandat për “hetime dhe ndjekje penale ndaj kriminelëve” siç përcaktohet nga e drejta ndërkombëtare, shkruan në njoftimin e PSVE-së.

Gjykata duhet gjithashtu “të ketë fuqinë të lëshojë urdhër-arreste ndërkombëtare, jo të kufizohet nga imuniteti i shtetit”, tha ai.

Këshilli e dëboi Rusinë në muajin mars për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe lirive themelore si rezultat i agresionit të Moskës në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pak për ateizmin në BFI-në e Shaqir Fetait

Kujdes! Nuk bëhet fjalë për BFI-në ateiste por, për ateizmin që ka…

OBSH: Dalja nga izolimi duhet të jetë graduale

Shumë vende planifikojnë ose kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit, të…

Pas protestave të qytetarëve, lirohet kryetari i një qyteti ukrainas që ishte rrëmbyer prej forcave ruse

Më herët u raportua se forcat ruse kishin marrë nën kontroll qytetin…

Rritje enorme e rasteve në Tetovë, Mjekët: Situatë alarmante, pandemia u harrua

Tetova vazhdon të mbajë rekord të numrit të të infektuarve në këtë…

Foto e papublikuar deri më tani, Adem Jashari në shkollë të mesme

Sot ka nisur Epopeja e UÇK-së, e cila i kushtohet rënies heroike…