Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nënshkruan dje një marrëveshje për bashkë-financim për rinovimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

MKRS do të financojë dhe UNDP do të implementojë rinovimin dhe rehabilitimin e plotë të monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore: shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në Komunën e Deçanit.

Punimet do të kryhen në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social” të financuar nga Bashkimi Evropian, Instrumenti për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) i cili implementohet nga UNDP, në bashkëpunim të ngushtë me MKRS në lokacione të përzgjedhura.

Çeku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, në veçanti për projektin Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social.

“Unë do të doja të ri-konfirmoja rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një shtytëse për kohezion social, paqe të qëndrueshme dhe revitalizim ekonomik. Projekti i inicuar nga BE dhe i implementuar nga UNDP, është hartuar me shumë mençuri për të respektuar diversitetin kulturor dhe për të sjellë së bashku komunitetet përmes ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. Duke pasur parasysh faktin se trashëgimia kulturore është prioritet për qeverinë tonë, ne jemi shumë të kënaqur që po kontribuojmë edhe financiarisht për restaurimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë dhe Xhamisë në fshatin Dranoc, të cilat do të jenë pjesë e këtij projekti”, tha Çeku.

Ndërsa, Suokko nga UNDP ka deklaruar se rregullimet e objekteve të trashëgimisë kulturore do të lejojnë që qytetarët të kenë qasje aty.

“Kemi kënaqësinë të shohim nivelin e përkushtimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në ruajtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës. Kontributi financiar për restaurimin e dy vendeve historike shumë të rëndësishme e demonstron qartë atë. Ky kontribut shtesë nga Ministria do të na lejojë përfshirjen e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë dhe Xhaminë e Drenocit në Deçan në listën e lokacioneve në të cilat do të intervenojë projekti Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social që financohet nga BE. Ndërhyrjet do të mundësojnë që njerëzit të kenë përsëri qasje në to. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e shkëlqyer midis Ministrisë, BE -së dhe UNDP -së”
Stefano Gnocchi, Këshilltar për Komunitetet e Pakicave, Trashëgimisë Fetare dhe Kulturore në zyren e BE-së në Kosovë tha se janë të përkushtuar për ruajtjen e trashëgimisë së Kosovës.

“Bashkimi Evropian në Kosovë është i përkushtuar fuqishëm në ruajtjen e trashëgimisë së pasur të Kosovës përmes rinovimit dhe rehabilitimit të objekteve kulturore dhe fetare. BE-ja në Kosovë do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe partnerët e saj vendorë dhe ndërkombëtarë në arritjen e të njëjtit qëllim që është angazhimi afatgjatë për përmirësimin e shoqërisë së Kosovës në tërësi”,ka thënë Gnocchi.

Së bashku me kontributin e BE-së prej dy milionë eurosh për projektin “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social”, marrëveshja e sotme për bashkë-financim prej 370,000 eurosh shtesë nga MKRS-ja është dëshmi dhe përkushtim për vazhdimin e bashkëpunimit mes BE-së , MKRS dhe UNDP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti,…

Shqiptari Fetah Efendiu sipas dokumenteve të UDB-ës jugosllave

Pas vdekjes së Ataullah Hoxhës (dhjetor të vitit 1946), për udhëheqës të…

Mohamed Salmawy: Një film për mbretin shqiptar të Egjiptit, Mohamed Ali

Më shumë se 3 shekuj më parë, një familje nga Zëmblaku i…

Biografi për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Nga Aurenc Bebja/ “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit…

Përshkrimi i udhëtimit të udhëpërshkruesit të njohur gjerman: Johann Georg von Hahn gjatë vitit 1858, nëpër trevat shqiptare të Leskocit

Serbët e shkruajnë se Hahn, kishte shprehur shumë interesim për ti vizituar…