Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin thotë se do të vazhdojë operimin në Afrikë dhe Bjellorusi, por se aktualisht nuk është duke rekrutuar pjesëtarë të rinj.

Përmes një audio-mesazhi të publikuar në Telegram, Prigozhin tha se grupi po vendoste për objektivat e tij të radhës, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Grupi Wagner ka pasur një rol kyç në luftimet në Ukrainës duke luftuar përkrah Rusisë, por anash ushtrisë së rregullt ruse.

Në muajin qershor, ata u rebeluan kundër udhëheqjes ushtarake ruse, dhe ia mësyn gati në Moskë, por që pa mbërritur atje, kryengritja e tyre u pezullua me një marrëveshje.

Prigozhin deklaroi së fundmi se shumica e pjesëtarëve të Wagnerit ishin aktualisht në pushim.

Ai tha se grupi po vendoste për detyrat e ardhshme.

Grupi do të qëndrojë “aktiv në Afrikë dhe në qendrat stërvitore në Bjellorusi”. Pjesëtarët e Wagnerit, sipas marrëveshjes duhej të zhvendoseshin në Bjellorusi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nga sot ndalohet përdorimi i qeseve plastike në Maqedoninë e Veriut

Nga dita e sotme është ndaluar me ligj përdorimi i qeseve plastike…

Hiqen kontrollet në kufirin me Kosovën

19 marrëveshje në mbledhjen e dy qeverive Përgjatë të gjithë muajve të…

Trump: Kam parë dëshmi që coronavirusi është bërë në laborator në Wuhan

Presidenti amerikan Donald Trump, pretendon se ka parë dëshmi që coronavirusi është…

Osmani pas përfundimit të Samitit të ‘Brdo-Brijunit’: Jemi kundër çdo ideje për ndryshim kufijsh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media pas…

Të respektohet masa për vetizolim

Ministri i brendshëm Naqe Çulev në pres konferencën e sotme njoftoi për…