Duke folur pas ritit që u mbajt në kishën “Analipseos” në Rafina, Papanikolau tha se, “Kush do ta mbronte objektin e madh siç është Ajasofja? Turqit e mbrojtën”

Prifti grek Evangelos Papanikolau ka theksuar se po të mos e mbronin turqit Xhaminë e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi), ajo që moti do të shembej.

Duke folur pas ritit që u mbajt në kishën “Analipseos” në Rafina, e cila gjendet afër kryeqytetit Athinë, Papanikolau tha se, “Kush do ta mbronte objektin e madh siç është Ajasofja? Turqit e mbrojtën”.

Duke theksuar se turqit nuk kanë mbyllur asnjë kishë në Kretë, Papanikolau tha se me urdhër të Othonas shumë manastire dhe kisha u mbyllën në Greqi.

Prifti grek theksoi gjatë qeverisjes së turqve njerëzit kanë mundur lirshëm ta jetësojnë fenë e tyre.

“Andaj njerëzit thonin: Më shumë preferojmë të shohim çallmën turke, sesa kapelën latine. Nëse pyetem unë, të dyja mos t’i shohim, por nëse doemos duhet të zgjedh njërën nga të dyjat atëherë do t’i zgjidhja turqit”, Papanikolau.

Duke theksuar se në kohën kur ishte muze vizitorët në Ajasfoja hynin me veshëmbathje joadekuate, Papanikolau tha se nga tani e tutje do të hyhet pa këpuca, me fustan të gjatë dhe shami.

“A nuk është kjo shenjë respekti? Ndoshta këtë nuk duhet ta kuptojnë si mallkim, por si një korrigjim”, theksoi prifti Papanikolua.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=942740606168054&id=591668437941941

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

3921 raste aktive me koronavirus në Maqedoni, paralajmërohen sanksione për organizatorët e ahengjeve

Sipas statistikave të ditës së djeshme, brenda 24 orëve janë regjistruar 127…

Dy të vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat në një kishë afër Birmingham, Alabama

Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos të enjten nga…

Sela: Kemi bërë koalicione sepse e ka kërkuar populli

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë në Programi…

Ja sa do të rrijë në paraburgim Muhamed Zekiri

Gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur sonte vonë që ta pranojë propozimin…

“Çmenden grekët”, dy të rinjtë shqiptarë publikojnë VIDEON ku vënë në rresht USHTARËT grekë

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku duket se shqiptarët u…