Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është një vend i lirë dhe demokratik.

Ajo, në seancën përmbyllëse të Forumit të Dohas, ka theksuar se Kosova është një shtet që çdo ditë e dëshmon se është e gatshme t’ua kthejë të gjithë atyre shteteve që i kanë ndihmuar asaj në rrugën drejtë pavarësisë dhe zhvillimit.

“Republika e Kosovës është vendi më i ri në botë. Ne kemi po ashtu edhe një numër të madh të të rinjve. Kosova sot është në paqe dhe është një shtet që e do paqen. Kosova sot është një shtet demokratik”.

“Kosova sot është e lirë dhe e pavarur, më e rëndësishmja kjo është ajo çfarë njerzit kanë shpresuar se do të jetë sepse ata kishin qëndrueshmëri dhe vendosshmëri. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë dhe suksesi ynë ka ardhur pas sakrificës së madhe”, ka thënë Osmani.

Po ashtu, në këtë fjalim e ka përmendur Sllobodan Millosheviqin dhe Serbinë për krimet që kishin kryer në Ballkan.

”Qëndroj para jush si një refugjate, por po ashtu edhe si një e mbijetuar e një lufte gjenocidale”, u shpreh Osmani.

Ndër tjera, ka theksuar se Kosova është ndihmuar nga shumë shtete të cilat i ka falënderuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Aksion për nxjerrjen e gomave të hedhura në lumin e Vardarit

Nisma Qytetare “Mos u bë mbeturinë” në bashkëpunim me palombarë të “Akuatek”…

Putin “është çmendur”, BBC: Mund ta shtypë butonin vërtet! Lufta e Tretë në prag!

Sa herë bota mendon, “Jo, Putini s`mund të shkojë deri këtu, s`mund…

Blinken viziton Italinë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë sot Italinë, si…

Rritet me 5% popullsia shqiptare në RMV

Autoritetet publikojnë rezultatet e censusit Pas dy dekadave nga regjistrimi i fundit…

Matthew Palmer, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin…