Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Deçan për të parë situatën shëndetësore atje pasi mbi 1000 qytetarë kanë shfaqur simptoma helmimi.

Osmani thotë se do të merren të gjitha masat që kjo qendër shëndetësore të merr  barnat e nevojshëm.

“Është një rast shumë i çuditshëm pasi deri më sot fshatrat nga kanë ardhur qytetarët e helmuar kanë pasur një burim të vetëm të furnizimit me ujë, por në ndërkohë kanë ardhur edhe qytetarë tjerë të helmuar që nuk janë furnizuar nga ai burim i ujit por nga burime tjera”.

Presidentja thotë se pos analizave kimike, janë duke u pritur edhe analizat biologjike të ujit.

Ajo ka thënë se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë pasi  duhet të gjendet shkaku i helmimit të këtyre qytetarëve.

“Komuna e Deçanit ka shpallur tashmë gjendjen emergjente, por kjo është çështje e interes publik pasi ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve dhe duhet të trajtohet me urgjencë”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…