Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se Ligji nr 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficioneve në lartësi të shkallës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale do të mund të dekretohet vetëm pas vendimit përfundimtar të kësaj gjykate.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë për RTKlive se ligji në fjalë është dërguar dhe kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndaras nga kontestimi që i është bërë vendimit për thirrjen e seancës së datës 13 korrik.

Kupina ka thënë se pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit.

“Ligji nr 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficioneve në lartësi të shkallës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore është dërguar dhe kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndaras nga kontestimi që i është bërë vendimit për thirrjen e seancës së datës 13 korrik. Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, ka theksuar për RTKlive, Bekim Kupina, këshilltar për Media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

41 raste të reja me Covid-19 dhe 2 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë bërë gjithsej 728…

Distria Krasniqi shpallet Kampione e Evropës në xhudo

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur Kampione e Evropës në kategorinë -48…

134 raste të reja me Covid-19, shërohen 34 pacientë

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1173 testime të realizuara gjatë 24…

Abbott u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të sigurojnë një përmbyllje të çështjes së të pagjeturve

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, sot në Ditën Ndërkombëtare të të…

Sërish sulme në Kiev, të paktën 10 shpërthime ndodhën mëngjesin e sotëm

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se të paktën 10 sulme kanë…