“Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në fund të vitit për të shmangur rrezikun e të infektuarit me koronavirusit. Kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së COVID-19”, kështu ka thënë Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një intervistë për gazetën gjermane ‘Bild’.

Ajo tha se e di që është e vështirë, që izolimi është një barrë shumë e madhe, por është çështje për jetë a vdekje. “Ne duhet të jemi të disiplinuar dhe të bëhemi të durueshëm”, theksoi ajo, duke shpresuar se një laborator evropian do të jetë në gjendje të krijojë një vaksinë për COVID1-19 deri në fund të vitit 2020.

Kujtojme që shifat e personave që kanë humbur jetn nga COVID-19 në mbarë botën po shtohen dita-ditës. Sipas të dhënave të OBSH, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona. Ndërkohë, deri më tani zyrtarisht janë raportuar mbi 108 mijë vdekje. Po ashtu, si të shëruar plotësisht konsiderohen gjithësej 401 mijë e 517 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…