Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën, ripërsëriti qëndrimin se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të jetë në Bashkimi Evropian dhe ka bërë thirrje që procesi i zgjerimit të bllokut evropian të përshpejtohet,.

“Prioriteti ynë i parë është që të përshpejtojmë agjendën tonë të zgjerimit në gjithë rajonin dhe t’u ndihmojmë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor për të zbatuar reformat e nevojshme për avancim në rrugëtimin evropian”, tha von der Leyen gjatë takimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ky në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ajo tha se paralelisht do të punohet për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugët drejt “një të ardhme digjitale dhe të qëndrueshme. Për të arritur këtë, sipas saj, BE-ja ka vënë në dispozicion 28 miliardë euro për projektet në infrastrukturë në vendet e Ballkanit.

Von der Leyen ka shprehur mbështetjen edhe për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal si dhe në të ardhmen, këtij rajoni t’i mundësohet qasja në tregun unik të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…