Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar praninë në Konferencën e Sigurisë në Munich të Gjermanisë.

Ai ka vendosur që të udhëtojë drejt Gjermanisë pasi paraprakisht ishte raportuar se i pari i shtetit të Ukrainës do ta vlerësojë situatën në vend dhe më pas do të vendos nëse do të shkojë në qytetin gjerman.

Zelensky do të zhvillojë bisedime me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

“Zelensky pret arritjen e marrëveshjeve konkrete rreth mbështetjes shtesë ushtarake dhe financiare për të forcuar qëndrueshmërinë e Ukrainës”, shkruan në deklaratën e presidencës ukrainase, raporton cnn.

“Natyrisht, diskutimet në Konferencën e Sigurisë së Munichut këtë vit do të fokusohen në kërcënimet aktuale në Evropën Lindore dhe situatën rreth Ukrainës. Prandaj, pozicioni i shtetit tonë duhet të prezantohet mjaftueshëm që çështjet e Ukrainës të zgjidhen me pjesëmarrjen e Ukrainës”, shkruan më tutje.

“Situata në Donbas, në Republikën Autonome të Krimesë dhe afër kufijve të Ukrainës po analizohet nga shërbimet speciale të shtetit tonë. Ka një analizë të vazhdueshme të inteligjencës dhe shkëmbim informacioni me partnerët. Ukraina merr rregullisht përditësime mbi aktivitetin e forcave ruse. Situata në lindje të vendit është plotësisht nën kontrollin e forcave të sigurisë dhe mbrojtjes ukrainase”, thuhet në fund të njoftimit.

Theksojmë se presidenti amerikan, Joe Biden gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar se Zelensky ka gjasa që mos të udhëtojë drejt Munichut, në rast të përkeqësimit të gjendjes në lindje të vendit.

Ndryshe, ushtria ukrainase sot ka njoftuar se separatistët rusë kanë vrarë një ushtarë të tyre ndërsa Rusia ka dislokuar mbi 150 mijë trupa ushtarake në kufi me Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tensionet mes Britanisë dhe Francës po rriten, britanikët kërcënojnë me hakmarrje rreth peshkimit

Britania e Madhe mund të urdhërojë ndaljen e më shumë anijeve franceze…

Mediat gjermane shkruajnë për Serbinë si ‘partnerin e fundit të Putinit në Evropë’ dhe se si ‘Vuçiq po përfiton nga agresioni rus në Ukrainë’

Një artikull mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në zgjedhjet e ardhshme…

Mjekët: Rezultatet do të tregojnë nëse pacientja është e prekur nga koronavirusi

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka pranuar se në Klinikën Infektive është…

Apple Maps ndryshon emrat e qyteteve të Kosovës, ato tashmë shënohen në gjuhën shqipe dhe jo serbe

Apple ka rregulluar të gjitha lokacionet në territorin e Kosovës, ato tashmë…

Stoltenberg: Finlanda dhe Suedia mund të bashkohen shpejt në NATO nëse duan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Finlanda dhe…