Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin, kanë diskutuar për situatën në Ukrainë dhe transportimin e grurit.

Kremlini ka njoftuar se dy liderët kanë paraqitur këndvështrimet e tyre, si dhe kanë koordinuar “përpjekjet për t’u siguruar se do të ketë eksportim të sigurtë të grurit përmes Detit të Zi”.

Sipas zyrës së presidentit turk, Erdogan ka theksuar se “është koha që Kombet e Bashkuara të veprojnë sa i përket planeve për sigurimin e korridoreve përmes Detit të Zi”.

Presidenti turk gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e siguroi se Turqia dëshiron paqe në Ukrainë, dhe se po punon në planin e Kombeve të Bashkuara sa i përket eksportimit të grurit në tregun ndërkombëtar.

Sipas zyrtarëve ukrainas, mbi 20 milionë tonelata me grurë kanë mbetur pa u shpërndarë dhe po qëndrojnë nëpër depo të ndryshme në Ukrainë, si pasojë e bllokadës së vënë nga rusët në pjesë apo porte të ndryshme në Detin e Zi.

Ndryshe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka zbuluar së fundmi planin për aktivizimin e afro 1 milionë ushtarëve, për çlirimin e rajoneve që kontrollohen nga ushtria ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tentoi të hynte në banesë dhe e kërcënoi pronaren me armë, arrestohet i dyshuari

Policia ka arrestuar një person të premten në Prishtinë, pasi dyshohet se…

OSBE: Regjistrimi i popullsisë, i nevojshëm

“Pasi vendi 20 vite nuk ka regjistrim të popullsisë, realizimi i tij…

Menduh Thaçi për TV21 thotë se e vërteta për billbordet e dëmtuara është ndryshe nga ajo çfarë thotë policia

Dita e tretë e fushatës për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut…

Antikorrupsioni: Deri në përfundim të zgjedhjeve ndalohen punësimet dhe ndërtimet publike

Në periudhën e sjelljes së vendimit për shpallje të zgjedhjeve presidenciale nuk…

BE dënon vendimin e Trumpit për të ndaluar fluturimet nga Evropa

Bashkimi Evropian tha të enjten se vendimi i presidentit të Shteteve të…