Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer kërcënimet edhe në Ditën e Europës.

Duke cilësuar vokacionin evropian të shqiptarëve qysh prej kohës së Skënderbeut, Meta thekson se Shqipëria e përqafoi fuqimisht mesazhin e 9 Majit që pas përmbysjes së regjimit të egër komunist.

Duke u ndalur tek aktualiteti në ditën e sotme Meta shprehet se është koha që të çlirojmë Shqipërinë nga çdo formë e regjimeve hibride.

Postimi i plotë:

Vokacioni dhe identiteti europian i popullit shqiptar është përcaktuar nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Shekuj më vonë, Shqipëria u bë viktima e parë e nazifashizmit në Europë, por u rreshtua në anën e duhur të historisë, për të dhënë një kontribut të rëndësishëm, duke filluar nga vetja dhe vijuar me çlirimin e popujve të tjerë, në mënyrë që të vinte 9 maji i 1945.

E izoluar dhe e harruar për dekada nën regjimin më të egër diktatorial të kontinentit, Shqipëria e përqafoi fuqimisht mesazhin e 9 Majit me përmbysjen e atij regjimi shtypës të lirive dhe të drejtave të njeriut, për t’ju përkushtuar në emër të tyre dhe të dinjitetit njerëzor, të paqes dhe progresit shoqëror, të vetmit objektiv dhe projekti gjithëpërfshirës për të cilin vendi ynë dhe i gjithë rajoni ka nevojë, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit ’90 “E duam Shqipërinë, si gjithë Europa”, por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa.

Kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t’i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si “dimri demografik”, dramën më të madhe të vendit.

Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi 800 qytetarë të Deçanit kërkuan ndihmë mjekësore, Ramosaj: Kem dyshime që helmimi i ujit ka ndodhur qëllimshëm

Me qindra qytetarë të komunës së Deçanit, që nga e shtuna kanë…

U vihet zjarri makinave të personave të afërt me LSDM-në

Pesë automjete janë shkrumbuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shtipit, informon REL.…

Liderët e BE-së në solidaritet me Ukrainën: Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund luftës

Në ditën e 100 të luftës në Ukrainë, liderët e BE-së kanë…

Hoti paralajmëron se mund të ketë masa edhe më të ashpra në fund të javës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur për situatën me Covid-19 në…

Bastisje në Strugë, konfiskohen armë dhe municion

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka…