Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, tha sot në Forumin e Prespës se vendet “me standardet më të larta” në BE duhet të ulin standardet për vendet e Ballkanit Perëndimor që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ai tha se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk mund të ketë zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas mediave kroate, Milanoviq theksoi se “institucionet evropiane nuk janë pengesë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, por disa vende, ndër to edhe Gjermania”.

“Bashkimi Evropian mund t’i pranonte të gjitha ato vende të Ballkanit Perëndimor nëse disa vende të Bashkimit Evropian do ta donin një gë të tillë. Janë vetëm disa vende që kanë gjithmonë disa kritere të tyre shumë të larta, të cilat unë i vlerësoj. Megjithatë, kjo është vërtetë një situatë serioze, në të cilën vendet shtetet shohin asnjë perspektivë”, u tha Milanoviq gazetarëve, i cili po merr pjesë në Forumin e Prespës.

Ai beson se kundërshtimi zgjerimit nuk është për arsye ekonomike, por për arsye sigurie dhe se mosnjohja e Kosovës nga Serbia është një nga pengesat e zgjerimit.

“Nuk mund ta imagjinoj për arsye të ndryshme politike, sociale dhe historike, që Serbia ta njohë Kosovën. Derisa të mos bëhet kjo, çështja nuk do të zgjidhet”, tha Milanoviq.

“Kjo është diçka në të cilën duhet të përqendrohemi dhe t’i dërgojmë një mesazh Serbisë që të zgjedhë cilën anë e do”, shtoi Milanoviq, i cili beson se Serbia ka marrë vendimin “të shkojë në rrugën e saj” dhe jo drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Forumi i Prespës “Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë”, i zhvillon punimet prej sot deri më 18 qershor.

Aty po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Serbisë  dhe Malit të Zi, presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, ministrat e jashtëm të Turqisë, Greqisë dhe Austrisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Idrizovë, prindërit refuzojnë çdo zgjidhje përveç Njegoshit

Nëse Komuna e Gazi Babës nuk pranon kërkesën e 11 prindërve shqiptarë…

SHBA e shtojnë praninë ushtarake në Gjermani, DW nxjerr detajet

Ishte Berlini, jo kryeqyteti i ndonjë vendi tjetër ku ndaloi për herë të…

Han: Tetori vendimtar për Maqedoninë e Veriut

Jeni afër që të bëni hapin e madh në tetor, eurokomesari Han…

Fillon takimi Hoti-Rama

Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministrit të…

Jashari, Osmanit: Falemnderit presidente për nderin dhe respektin ndaj UÇK-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar Presidenten Vjosa…