Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se shtimin e forcave ushtarake kroate në Kosovë nuk e shohin si provokim ndaj Serbisë.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Kroacia po “poshtëronte Serbinë” duke rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it, presidenti kroat tha se nëse do ta dinte se Serbia shqetësohej aq shumë, do të kishte biseduar me homologun serb, raporton hrt.

Ditë më parë, ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, paralajmëroi ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë për “stabilitet të rajonit”. Kjo nuk u prit mirë në Serbi, që e cilësoi provokim nga ana e Kroacisë.

“Ushtarët kroatë janë kryesisht atje për të mbrojtur Kroacinë, dhe format e tjera të bashkëpunimit janë të dëshirueshme. Kosova është njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian, përveç pesë vendeve, kështu që kjo është një marrëveshje e kryer, nuk është një provokim për Serbinë”, tha fillimisht presidenti kroat.

Ai më tutje deklaroi se çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në luftëra dhe se kjo po bëhet për konsum të brendshëm në Serbi

“Ata nuk dinë si të dalin nga kurthi ku e kanë futur veten 30 vjet më parë. Çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në luftëra. Vazhdimisht po manipulojnë me këtë. Është një mënyrë që përdoret për të mbajtur në tension votuesit e tyre”, tha ndër të tjera i pari i shtetit të Kroacisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Tedros: Vendet e varfëra morën vetëm 0,3 për qind të vaksinave

 Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adanom Gebrejesus paralajmëroi se vaksinat…

Gazetari i BBC raporton nga Kievi: Qyteti është aq i qetë sa mund të dëgjosh erën që fryn

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, vijon të jetë i paprekur nga ushtria ruse dhe…

Kovaçevski – Varhelji: Tani është momenti për zhbllokimin e proceseve integruese

KryeministriDimitar Kovaçevski, I shoqëruar nga Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, është…

Rusia shpall të përfunduar ‘fazën e parë të luftës’, tregon ‘fitoret dhe humbjet në Ukrainë’

Më shumë se 1,000 ushtarë rusë kanë vdekur gjatë operacionit ushtarak në…

Austria drejt relaksimit të kufizimeve kundër pandemisë

Austria është duke relaksuar gradualisht kufizimet për luftim të pandemisë së koronavirusit,…