Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbrojti propozimin që tanke dhe më shumë pajisje t’i dërgohen Ukrainës, në mënyrë që të sigurohet një rezistencë edhe më e fortë ndaj agresorit rus.

“Ne në Bashkimin Evropian vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa duhet. Tani është koha për më shumë pajisje dhe unë personalisht jam në favor të dërgimit të tankeve”, tha Michel në një fjalim në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Kohët e fundit, presioni për furnizimin me tanke perëndimore në Ukrainë është rritur. Britania e Madhe ka njoftuar se do të dërgojë tanket e saj Challenger 2, dhe kjo i hap rrugën Gjermanisë që të dërgojë edhe Leopardët e saj.

Kancelari gjerman Olaf Scholz kundërshtoi që vetëm Gjermania të dërgonte tanke, dhe tani pas vendimit britanik, kjo pengesë është hequr.

Deputeti liberal nga Belgjika, Guy Verhofstadt, njoftoi se 112 anëtarë të Parlamentit Evropian kërkuan një ndryshim të strategjisë dhe dërgimin e tankeve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Publikohen dokumente të reja për fshehjen e pasurisë nga udhëheqës botërorë

Hulumtimi i gati 12 milionë dokumenteve nga 14 burime është udhëhequr nga…

WSJ: Disa afganëve të strehuar në Kosovë mund t’iu ndalohet hyrja në SHBA

Afganët e evakuuar në Kosovë, rrezikojnë që t’iu ndalohet hyrja në Shtetet…

Ministrat e BE-së, më 10 maj, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutojnë…

Trump: Kam parë dëshmi që coronavirusi është bërë në laborator në Wuhan

Presidenti amerikan Donald Trump, pretendon se ka parë dëshmi që coronavirusi është…

PDK e LDK barazohen për nga numri i komunave të fituara

Rezultatet preliminare të KQZ-së nxorën PDK-në parti të parë në Kosovë duke…