Policia e Kosovës ka përforcuar sigurinë e Kryeministrit Albin Kurti në banesë pas një kërcënimi të marrë në rrjetet sociale.

Sipas mediave në Kosovë, vendimi i shtimit të masave të sigurisë është marrë pasi një person me identitet të rremë ka “premtuar një shumë parash për vrasjen e Albin Kurtit”.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Ai shtoi se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit

Ministria e Drejtësisë nuk pranon marrëveshje me ish të dënuarit në arrati…

Jetojnë në Maqedoni, shkollohen në Kosovë

Elmedina, Mesuti dhe Edmondi jetojnë në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë, janë…

Në pjesën perendimore të RMV-së jetojnë 920 mijë banorë, dyfish më shumë se në atë lindore

Sipas analizës së fundit të Ministrisë së pushtetit lokal, Maqedonia e Veriut…

Shkaku i Rusisë, Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkohen NATO-s

Dislokimin e armëve dhe ushtarëve në kufirin ruso-ukrainas ka ndezur debate në…

Presidentja e KE-së pritet në takim nga kryeministri Kurti

Pas këtij takimi, dy udhëheqësit do vizitojnë një kopsht në Prishtinë, ku…