Editorial nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI

“Ata që nuk besojnë, janë të joshur nga jeta e kësaj bote, prandaj tallen me besimtarët.” (El Bekare, 212)

“Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.” (En Nisa, 120)

“Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur.” (El Fatir, 6)

Shaqir Fetai, i shoqëruar nga honxho bonxhot e vetë, paska përfunduar “vizitën me sukses nëpër qendrat islame shqiptare në Zvicër! Hipokriti, Shaqir Fetai, nënvizon se “paska përfunduar me sukses”! 

Po në çka konsiston ky sukses i tij! Çka bëri ai, çka përfitoi Komuniteti Shqiptar Mysliman i Zvicrës prej kësaj vizite të Shaqir Fetait? Çka llogaritë “sukses” nga një vizitë Shaqir Fetai? Qenka mahnitur nga respekti dhe nderi i madh që ia paskan bërë. Shqiptarët gjithnjë janë dhe kanë qenë me respekt e nderime të mëdha, madje edhe për armikun më të madh nëse u ka hyrë përtej pragut të odës! Pra, Shaqir Fetai paska pritur krejt diçka tjetër! Ka pritur dëbim, siç e meriton, ka pritur ndonjë tëkërlitje të shallit nga shpulla e diasporës, ka pritur ndonjë injorim, por jo, djalli di si të veprojë? A do t’i shkojë kungulli mbi ujë? Shumë shpejt “do të krijohet opinioni” edhe për Shaqir Fetain dhe, askush nuk do të ketë nevojë për arsyetime nëse ia “ngulë” thikën pas shpine. Sepse, në këtë botë, çfarë do të veproshë atë do ta gjeshë!

Dhe, pasi përshëndetet me ta, ai në fb-un e vet ju çon selam: “Shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Kryetarin e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër Hfz. Mehas ef. Alija për organizimin dhe koordinimin e qëndrimit tonë disaditësh në Zvicër dhe në formë të veçantë për të gjithë bashkatdhetarët për respektin e pashoq dhe nderin e madh. E them me plot bindje dhe përgjegjësi, Bashkësia Fetare Islame është shtëpia juaj dhe do jetë në shërbim të KMShZ dhe bashkatdhetarëve tanë për çdo gjë që nevojitet.”

Askush nuk i beson këtyre premtimeve prej djalli, sepse, që të gjithë e dinë se: 

– nuk ka pasur njeri në botë që e ka mburrur aq shumë Shaqir Fetain sa e ka bërë këtë Reisi i tij, Sulejman ef. Rexhepi;

– askush si Sulejman Rexhepi nuk e ka imponuar Shaqir Fetain në mexhlis si “vlerë”;

– askush respekt e nder më të madh se sa Sulejman Rexhepi nuk i ka bërë Shaqir Fetait, me vetë faktin që e ka avancuar në karrierë, deri në myfti;

– askush si Sulejman Rexhepi nuk ia ka mbuluar Shaqir Fetait injorancë, hipokrizinë dhe shpirtprishuninë;

– askush Shaqir Fetain nuk e ka mikluar dhe nuk e ka përgëdhelur më shumë se Reisi i tij Sulejman ef. Rexhepi;

– askush, madje as babai i vetë, askush bre, nuk ka bërë aq shumë për Shaqir Fetain se sa Reisi i tij Sulejman ef. Rexhepi;

– askush Shaqir Fetait nuk do t’ia përgatitë respektin dhe qëndrimin ndër xhemat më shumë se Sulejman ef. Rexhepi…

Për këtë sjellje njerëzore të Sulejman ef. Rexhepit ndaj djallit, ai gjithnjë ka pasur “të siguruar” premtime për përkrahje, respekt e besnikëri deri në frymën e fundit si dhe lojalitet të paluhatshëm nga Shaqir Fetai! 

Dhe, çka fitoi në fund Sulejman ef. Rexhepi! Kush doli Shaqir Fetai për Sulejman ef. Rexhepin? Doli tradhëtari i padiskutueshëm, gaca e mbuluar, doli bashkëpunëtori i të gjitha shërbimeve të huaja kundër Sulejman ef. Rexhepit, doli i pabesi dhe i pafytyri më i madh që e paska pasur rreth tre decenie krah të djathtë!

Ky falënderim i Shaqir Fetait vjen për udhëheqësit e KSHZ pasi është bindur se ndikimi, kompetencat dh forca mbi ta është zero; pasi e ka parë që nuk mund t’i shantazhojë me asgjë pasi është bindur se ata kanë qendrat e veta ndaj të cilave, si drejtues, kanë obligime dhe detyrime të veçanta dhe se, nevojat e Shaqir Fetait nuk u bëjnë përshtypje aspak! 

Shaqir Fetai thotë: “Më mirë t’i josh ithtarët e mi, që të më bëhen shokë të zjarrit të përflakur, se sa të më braktisin duke ecur rrugës së tyre të ndritshme”!

Si thotë Shaqir Fetai në fund të “mesazhit” të tij?! “E them me plot bindje dhe përgjegjësi, Bashkësia Fetare Islame është shtëpia juaj dhe do jetë në shërbim të KMShZ dhe bashkatdhetarëve tanë për çdo gjë që nevojitet.”

Kurse ajeti 22 i Sures Ibrahim, për premtimet e mashtruesit, thotë: “Dhe, kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Skandaloze: Ç’mund të pritet prej një tradhëtari

Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të…

O Zot! Mjafton që po na mban Toka!

Shaqir Fetai ka vendosur që frustrimet e veta t’i shërojë me paratë…

Policia e Kosovës shpartallon turmën e protestuesve në Bërnjak, po kundërshtonin zhbllokimin e rrugës

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve afër kufirit të Bërnjakut, pasi…

Botim elektronik: E vërteta nuk ngulfatet nga asnjë kataklizëm

(Dy fjalë për botimin elektronik të librit TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR…

Fetai nuk di se përse u shkarkua ish Reisi i BFI-së Sulejman Rexhepi

Fetai: Tani për tani po analizojnë gjithçka që është bërë në këtë…