Prej sot, inspektorët e tregut, sanitar dhe të punës do të jenë në terren. Ata do të fillojnë me kontrollet nëpër kafiteritë dhe hapësirat tjera, për të cilat qeveria solli vendim që të mbyllen pas orës 18:00.

Për mos-respektimin e masave qeveritare dhe për punën pas orës 18:00, do të ketë përgjegjësi penale, që do të thotë nuk përjashtohet dënimi me burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe dje kemi qenë në terren. Por kemi pasur vetëm vërejtje, që do të thotë se nëse sot i takojmë duke punuar, do të përgjigjen penalisht. Duhet të theksojmë se jemi të befasuar nga sjellja e hotelierëve. Tek ta kemi vërejtur vetëdije serioze për situatën e krijuar, ndërsa e kundërta është tek bastoret dhe kazinotë. Shumica prej tyre nuk dëshirojnë t’i zbatojnë masat”, thonë nga Inspektorati i Tregut.

Në terren në gjithë territorin e shtetin do të dalin 100 inspektorë të tregut, ndërsa mbi 20 në territorin e Shkupit.

Ata thonë se do t’i lënë anash kontrollet tjera, ndërsa do të fokusohen tek respektimi i masave nga lokalet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Anëtarësimi në NATO do të ndihmojë edhe në tejkalimin e krizës së pandemisë

Anëtarja më e re e NATO-s, Maqedonia e Veriut po i përgjigjet…

Shteti me më së shumti myslimanë në botë anulon haxhillëkun për sivjet

Indonezia, shteti me numrin më të madh të myslimanëve në botë, –…

VIDEO / Sela sfidon Ali Ahmetin: Hajde Ali, përballu në sy me mua!

Pas debati të mbrëmshëm televiziv ndërmjet dy liderëve të dy partive kryesore…

MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotshme ka dhënë informacione…

Industria e veturave në Evropë është duke ngecur

Jens Wagner ka punuar në panairin e veturave në Frankfurt të Gjermanisë…