Një zyrtar i lartë i Kremlinit i është ofruar në mënyrë të fshehtë Perëndimit, për të ndihmuar që t’i jepet fund pushtimit të Ukrainës, shkruan Mirror.

Një anëtar i fshehtë i elitës së Vladimir Putinit, thuhet se ka zbuluar se Kremlini është në panik dhe i etur që t’i jep fund luftës së përgjakshme në Ukrainë.

Këto pretendime për këtë lëvizje qarkullojnë nëpër agjencitë e inteligjencës së vendeve perëndimore.

Besohet se zyrtarët e lartë dhe të afërt me Putinin janë alarmuar nga sanksionet e Perëndimit dhe rënia e ekonomisë për shkak të luftës.

Disa figura në Kremlin gjithashtu janë të brengosur për rritjen e rrezikut nga eskalimi i situatës, për shkak të luftimeve në centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Ky afrim i zyrtarit anonim duke se është kontaktuar nga CIA apo diplomatët perëndimor. Daily Mirror mëson se rrjedhja e “raportit mbi situatën” po merret seriozisht nga agjencitë e inteligjencës.

“Përfaqësuesi i Putinit – madje ai i rrethit të ngushtë, i ka dërguar sinjal Perëndimit për dëshirën për të negociuar – elita e Kremlinit është kapluar nga paniku”, thuhet në një dokument.

Këto pretendime e etiketojnë zyrtarin e paemëruar të Kremlinit si një nga “shtyllat e regjimit”.

E nëse do të zbulohej identiteti i tij, do të ishte në rrezik të madh së bashku me familjen, pasi Putin tashmë ka shkarkuar shumë zyrtarë të lartë ushtarak si dhe ata në inteligjencë.

Madje disa prej tyre edhe janë zhdukur apo në mënyrë krejtësisht misterioze janë sëmurë.

E një zyrtar ukrainas ka thënë për Daily Mail, se nëse dikush që është i afërt me Putinin i ka bërë këto komente nuk do të ishin befasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani në 22 vjetorin e masakrës së Qyshkut: Forcat serbe synonin spastrimin etnik të kësaj pjese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 22 vjetorin e Masakrës së…

A do të sigurohet kuorum apo deputetë me skafanderë do të shkojnë në Kuvend?

Sot do të bëhet edhe një përpjekje për të zhbllokuar Kuvendin dhe…

Kurti udhëton në Britani të Madhe – takohet me sekretaren e jashtme britanike, Liz Truss

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti gjatë qëndrimit…

Ukraina thotë se ka vrarë edhe dy gjeneralë të tjerë rusë

Ushtria ukrainase pretendon se ka “eliminuar” dy gjeneralë të tjerë rusë gjatë…

Turqia kërkon arrestimin e mafiozit që përfshin në krime aleatët e Erdoganit

Turqia ka lëshuar një urdhër të ri arrestimi për një bos të…