Kur fotografia kthehet në alibi morale, atëherë poza shndërrohet në mashtrim publik. Asnjë portret me personalitete kombëtare nuk e shpëton dot atë që e ndjek hija e mosbesimit. Sepse imazhi mund të fabrikohet, por integriteti kurrë
Nga Mejreme Hamiti
Ka një dukuri që po bëhet tashmë e bezdisshme në hapësirën publike shqiptare: sa herë që Shaqir Fetai, instalacioni i shpifur politik në krye të BFI-së, merr ftesë për të marrë pjesë në një event kombëtar (natyrisht, jo për meritë personale, por në shenjë respekti ndaj institucionit që përfaqëson dhunshëm), ai shfaqet me një obsesion të çuditshëm për të bërë foto me çdo personalitet që i del përpara. Dhe jo foto të rastit, jo foto me vlerë protokollare. Jo. Janë foto të menduara, të kërkuara, të gjuajtura me çdo kusht, që më pas publikohen që të gjitha me një zell të habitshëm në rrjetet e tij, si të ishin trofe.
E gjithë kjo do të dukej qesharake, po të mos ishte tragjikisht e qëllimshme. Fetai duket se e sheh çdo ceremoni, çdo manifestim, çdo akademi, jo si moment shërbimi, por si shans për t’i dhënë vetes një llustër që publiku prej kohësh ia ka hequr. Ai pozon, shumë dhe gjithnjë pa masë, sikur çdo fotografi me ndonjë personalitet kombëtar të mund të zhbëjë kontestimet që i rëndojnë mbi supe, sikur një selfie mund të fshijë çarjet e thella të besueshmërisë së tij publike si bashkëpunëtor i UDB-së ku u aktivizua derisa ishte student ne FTI në Sarajevë.
Në diskursin publik, prej vitesh qarkullojnë kritika të forta mbi të kaluarën e tij, të cilat kanë krijuar një imazh të errët e të diskutueshëm. Dhe pikërisht këto kritika, këto akuza, ky mosbesim i përgjithshëm duket se e ndjekin ngado. Për këtë arsye ai sillet me një strategji të tejdukshme: të pozojë me figura të nderuara të kombit, e pastaj t’i ekspozojë ato pamje me një narrativë të heshtur: “ja pra, të gjithë më duan, të gjithë më respektojnë”. T’i bëjë qejf vetes; mastrubim trurit të ligë.
Por ka një problem të madh këtu: prej këtyre fotografive nuk pastrohet askush. As ai vetë. Madje rrezikon t’i njollosë edhe të tjerët, ata që me xhentilesë pranojnë të bijnë në grackën e Shaqir Fetait! Sepse një ditë, këta personalitete, që shpesh janë aty për detyrim protokollar, diplomaci, mirësjellje institucionale, do të përballen me pyetjen e pashmangshme: “Pse pranove të pozosh me një udbash, çfare të lidhë me të? Mos u shantazhove si bashkëveprimtarë?” Sepse, njeriu lexon, pyet dhe pastaj vendos nëse do të dalë në foto me një njeri kontravers! Sot të gjithë po turpërohen për miqësinë publike që dikur e kishin me Shehollin!
Dhe këto pyetje nuk do të jenë të lehta. As të këndshme.
Problemi është se Shaqir Fetai nuk merakoset aspak për këtë efekt anësor. Për të, e rëndësishme është të mbledhë sa më shumë imazhe që krijojnë përshtypjen e një njeriu të nderuar, të pranuar, të dëshiruar në rrethin e elitës kombëtare. Edhe nëse realiteti flet krejt tjetër gjë. Edhe nëse perceptimi publik është i zymtë dhe i pakthyeshëm. Edhe nëse portreti i tij nuk shpëlahet dot me flash-et e dhjetëra kamerave.
Ky është paradoksi i madh:
Ai përdor respektin që të tjerët kanë për institucionin, për ta kthyer atë në respekt për vetveten. Ndërsa publiku, që e njeh lojën prej kohësh, vetëm ndërton edhe më shumë mosbesim ndaj një figure që sillet sikur fotografia është argument, sikur poza është etikë, sikur imazhi është moral.
Por, kush nuk e di që asnjë fotografi nuk e zëvendëson integritetin.
Asnjë poza nuk e shlyen historinë.
Asnjë album nuk e ndërton kredibilitetin.
Madje as fototgrafimet me armiqtë e tij të përbetuar!
Shaqir Fetai tallet me fotografitë, i komenton: e shikoni këtë armik (Salim Sulejmanin), të cilin edhe pse e kam dëbuar nga puna, ky për një foto, më sillej si miza rreth fundbishtit të kalit!
Dhe, për fatin e keq të Shaqir Fetait, asnjë selfie nuk e shpëton dot nga gjykimi i opinionit publik. Përkundrazi, çdo pozë e re vetëm e thellon akoma më shumë hendekun mes imazhit që dëshiron të projektojë dhe atij që publiku ka tashmë të vulosur për të.
