Sipas gjetjeve të NPK Tetovë, shumica e ujit humbet përmes pjesëve të rrjetit të ujësjellësit ku ka tuba të vjetra dhe në pjesë të qytetit ku janë instaluar tuba jocilësore, njofton Sdk.mk.

Tetova ka pasur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm për shumë vite edhe pse qyteti është nën malin Sharr, një nga malet që ka ujë me bollëk. Me lëshimin e ujësjellësit të ri në funksion , i cili merr ujë rrjedha e sipërme e lumit Shkumbini, furnizimi me ujë në qytet është përmirësuar dukshëm dhe janë ndërprerë restrikcionet prej disa orësh, por çështja e furnizimit me ujë të pijshëm ende nuk është zgjidhur plotësisht. Një problem që ka qenë i pranishëm për dekada është edhe humbja e ujit në rrjetin e ujësjellësit.

“Para vitit 2015 kemi pasur një humbje operative prej rreth 56 përqind të ujit. Dhe ishte vërtet shumë. Pas vitit 2015 vendosëm 2 rregullatorë të presionit të cilët krijuan kushte për rregullimin e presionit në sistemin e ujësjellësit. Kjo ndërhyrje rezultoi shumë e suksesshme dhe kishim ulje të dukshme të humbjeve të ujit të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit e gjithashtu u ul ndjeshëm numrin e defekteve në rrjet. Humbjet kanë rënë me rreth 12 përqind, dhe tani humbjet operative të ujit janë ndërmjet 45 dhe 46 përqind”, tha Lulzim Shaqiri, shefi i sektorit të ujësjellësit të NPK Tetovë.

Shkaqet e humbjes së ujit në sistemin e furnizimit me ujë janë të shumta dhe janë probleme që janë grumbullua prej vitesh. Sipas informacionit të NPK-së, shumica e ujit humbet përmes pjesëve të rrjetit të ujësjellësit ku ka tuba të vjetra dhe në pjesë të qytetit ku janë instaluar tuba jocilësore.

“Ka disa shkaqe për humbje të ujit, ndërsa rrjeti i vjetër dhe i amortizuar i ujësjellësit ndikon më së shumti. Gjithashtu, në disa pjesë të qytetit, në të kaluarën janë instaluar tubacione plastike me cilësi të dobët, të cilat nuk mund t’i rezistojnë presionit të lartë të ujit në rrjet dhe ato shpesh plasin. Unë mendoj se tubat jocilësore janë një nga arsyet kryesore për humbjen e madhe të ujit të pijshëm. Kohët e fundit, kemi vendosur standarde të reja për cilësinë e tubave të ujit, kështu që s’i kemi më ato probleme, të paktën në pjesët e rrjetit të ndërtuara rishtazi. Lidhjet e egra gjithashtu kontribuojnë për një pjesë të humbjeve të ujit. Por është vërtet e vështirë të thuhet se sa lidhje ilegale ka në ujësjellësin e qytetit dhe zonat përreth e që janë nën rrjetin tonë. Është vështirë për tu zbuluar. Për shembull, ka një oborr me disa shtëpi, njëri pronar është i lidhur legalisht në rrjetin e ujësjellësit ndërsa tjerët, përkatësisht fqinjët ose zakonisht të afërmit, janë të lidhur në mënyrë të paligjshme në tubacionin e ujësjellësit që kalon nëpër oborrin e tij. Tani qasja në objektet private është ligjërisht e vështirësuar, prandaj në disa shtëpi, kur supozojmë se ka lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit, ne s’mund të hyjmë pa vendim gjyqësor. Për të zgjidhur këtë problem duhet të përfshihen më shumë institucione dhe jo vetëm ndërmarrja komunale”, thotë Shaqiri.

Është e vështirë të thuhet nëse Tetova ka humbje të mëdha të ujit, pasi sipas informacioneve që i NPK-ja, në shumicën e qyteteve, madje edhe në vendet e zhvilluara, ka humbje të ujit që janë afërsisht të ngjashme me ato në Tetovë. Kjo është veçanërisht karakteristike për qytetet e Ballkanit. Por ka edhe disa shembuj vërtet të mirë kur uji i pijshëm përdoret në mënyrë racionale. Shembuj për këtë janë Zagrebi në Kroaci dhe Korça në Shqipëri.

“Zagrebi, i cili është shumë më i madh se Tetova, e shpenzon të njëjtën sasi të ujit sa Tetova, që do të thotë se uji atje përdoret racionalist, ndërsa humbjet janë shumë më të vogla se te ne. Shumë interesant është edhe shembulli i Korçës në Shqipëri. Korça është i madh sa Tetova, por qyteti shpenzon sasi shumë më të vogël të ujit për furnizim, ka zero humbje të ujit, ndërsa arkëtimi për ujin e konsumuar është 100%. Ata kanë investuar rreth 100 milionë euro, e kanë ndërruar komplet tubacionet e rrjetit të ujësjellësit në qytet, kanë instaluar matës të teledirigjuar te secili konsumator të ujit dhe tani nga distanca mund shkëpusin çdo shfrytëzues i cili, për shembull, e harxhon ujin në mënyrë shumë të paarsyeshme ose nuk e ka paguar faturën me kohë. Edhe ne në NPK filluam një projekt të ngjashëm, por puna po shkon shumë ngadalë. Prej rreth 25.000 familjeve, sa i kemi regjistruar, në 12,000 kemi instaluar matës të rinj, nga të cilët vetëm 1.600 mund të lexohen nga distanca, “thotë Shaqiri.

Sipas të dhënave nga NPK Tetovë, në këtë moment prurja e ujit në rezervuarin e qytetit është mbi 400 litra në sekondë, që aktualisht mjafton për të përmbushur nevojat e qytetit dhe deri tani s’ka restrikcione në furnizimin me ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…