Myslimanëve të Maqedonisë së Veriut, fort mirë u kujtohet kur, tash e një vit më parë, ish-reisul ulema i BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi, bëri “një skandal”, duke e kërcënuar shtetin në shndërrimin e tij në Banglladesh!

H. Sulejman ef. Rexhepi e kishte hallin e imamlerëve të vendit, të cilëve “ua kishin mbyllur” xhamitë dhe, praktikisht, i kishin lënë pa rroga, në emër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Nga BE Maqedonisë së Veriut ia kishin ndarë një fond të konsiderueshme si kontribut-ndihmë për t’i zbutur sado pak pasojat në ekonominë e vendit. Qeveria ishte vendosur që t’u ndajë rrogë të gjithë atyreve që kishin ngelur pa punë si pasojë e pandemisë. Kësaj kategorie, sipas H. Sulejman ef. Rexhepit, i përkisnin edhe hoxhallarët e vendit, ndaj dhe kërcënohej që, nëse nuk përfshihen hoxhallarët në këto pagesa, do t’i hapte xhamitë dhe nuk do të mbante përgjegjësi nëse ky vend do të rrezikohej nga përhapja masovike e pandemisë. Sepse, njerëzit filluan të kenë nevojë edhe për rroga, përveçse për masat mbrojtëse nga Kovid 19.

Mirëpo, njëri prej bashkëpunëtorëve “më të ngushtë” të H. Sulejman ef. Rexhepit, Myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetai, do të japë isharet se do ta tradhëtojë tërë projektin e reisit të vet, me qëllim që ta shpëtojë kryeministrin që po binte në një grackë të fortë. Pse mos ta shpëtojë?! E mira kthehet me të mirë!

Në fakt, Shaqir Fetai kishte informacione se po përgatitej një komplot kundër Sulejman Rexhepit, prandaj, aq guximshëm do ta minojë projektin e tij! Do të dalë, si Myfti i vetëm, dhe do të deklamojë se të gjithë hoxhallarët janë pareli, marrin rroga të majme, ka apo nuk ka pandemi, prandaj, kishte vendosur edhe në emër të hoxhallarëve të Gostivarit që, kush 30 për qind, kush 20 e kush 15 për qind, të gjithë të heqin dorë për aq përqindje nga rrogat e tyre dhe, kësisoj, të rrënohet tërë angazhimi me shpirt i H. Sulejman ef. Rexhepit që t’i përfshijë në paketa ndihmash të pushtetit edhe hoxhallarët e vendit. Me këtë lëvizje të Shaqir Fetait, do të humbin të gjithë hoxhallarët e vendit, ndërsa do të fitojë ekskluzivisht Shaqir Fetai.

Kjo tradhëti do t’i shpërblehet Shaqir Fetait me qëndrimin pas shpine në deklarimin publik të tij se e shkarkon Sulejman Rexhepin dhe se, tash e tutje, me bekimin e pushtetit maqedonas, për “reis” do të jetë vetë Shaqir Fetai.

Kjo ishte ajo filozofi “E mira kthehet me të mirë”! Të gjithë iu gëzuan largimit të problematikut Sulejman ef. Rexhepi, i cili, ishte një barrë e papërballueshme për cilindo pushtet që vinte në Maqedoninë e Veriut. Tani ka ardhur “i gatshmi”, “nusja”, ai që kthen prapanicën për cilindo pushtet që vjen, sepse është strashno “posllushnik” i mirë. Aq i mirë dhe aq shërbëtor i devotshëm që është sa, edhe pushteti maqedonas nuk ia lë pa ia kthyer “të mirën” me të mirë! Vetë Shaqir Fetai, në një intervistë, në një televizion lokal, këto ditë tha se ”pushteti aktual na ka ndihmuar, na jep rrogë tash e pesë muaj”!

A mos po i kushton pushtetit aktual maqedonas Shaqir Fetai më shtrenjtë se sa Sulejman Rexhepi?! H. Sulejman ef. Rexhepi kishte kërkuar që të përfshihen të gjithë hoxhallarët e vendit në një pagesë që vinte nga donacioni i BE-së, që nuk kapte shumën më të madhe se 14 mij denarë! Kurse Shaqir Fetait dhe “nëpunësve” të tij po i sigurohet rrogë qe pesë muaj. Veç nuk dihet, për kë po e siguron këtë rrogë: për të gjithë hoxhallarët apo vetëm për “rijasetin” dhe shërbimet e Shaqir Fetait.

Le t’i bëhet e qartë edhe një herë Shaqir Fetait: H. Sulejman ef. Rexhepi këronte për të gjithë imamët e vendit rrogë nga fondi humanitar që vinte nga BE! Kërkonte mbi 1000 rroga; kӓrkonte që hoxhallarët, që të gjithë, të jenë në buxhetin e BE-së!

KOMBETARE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…