Raporti i fundit i OKB-s tregon se globi sot ka 7,7 miliardë banorë, apo trefishin e popullsisë që ka pasur më 1950, kur Kombet e Bashkuara nisen të hartojnë raportet mbi perspektivat e zhvillimit të saj.

Bota nuk ka pasur kurrë kaq njerëz sa sot.

Numrin më të madh të banoreve vazhdon ta ketë Kina me 1,4 miliardë, e pasuar nga India me 1,355 miliardë. Me këto ritme, pas 10 vjetësh, India pritet të renditet ajo në krye të listës, duke e s’postuar Kinën në vendin e dytë. Ndër vendet me popullsinë më të madhe renditen gjithashtu SHBA, Indonezia, Brazili, Rusia, Meksika, Japonia, e Filipinet. Trendi atje, vazhdon te jete në rritje.

Përjashtim bëjnë vetëm Japonia dhe Rusia, ku pritet ulje e madhe pas vitit 2050. Vendi me popullsi më të ulët, rezulton të jetë Vatikani me 801 banorë. 2000 vjet më parë rruzulli tokësor kishte gjithsej 200 milionë njerëz.

Shkaqet që popullsia globale ka mbërritur këto nivele sot janë të ndryshme, por ndikim të madh në rritjen e saj kanë pasur dietat, mjekësia, kushtet sanitare. OKB parashikon që 30 vitet e ardhshme popullsia e botës të rritet edhe me 2 miliardë banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Do të hapen dyqanet, restorantet e kafenetë, ja vendi i parë në Europë që planifikon të dalë nga izolimi

Synimi është nga 14 prilli. Dyqanet e vogla deri në 400 metra…

Deklarata shokuese e zyrtarit kinez: Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian ka bërë deklaratë…

VIDEO / Ushtari izraelit qëllon me plumb pas shpine palestinezin… për qejf

Ky është momenti shokues kur një ushtar izraelit është regjistruar duke qëlluar…

Boris Johnson në Elysee si në shtëpi, këmbët mbi tryezë në takimin me Macron

Në fotot zyrtare me këmbët në tryezë. Më shumë sesa vetë Brexit,…

I doli para një tufë luanësh, udhëheqësi “ngrin” në vend

Një udhëheqës i një ekspedite u trondit kur po ndiqte gjurmët e…