Gjykata Kushtetuese shpall të papajtueshëm traktatet europiane

Gjykata Kushtetuese e Polonisë hodhi poshtë parimin e përparësisë së ligjit europian mbi atë kombëtar për një sërë çështjesh gjyqësore, një sfidë kjo e drejtpërdrejtë e kornizës ligjore të BE-së.

Sipas këtij vendimi, disa traktate europiane janë të papajtueshme me kushtetutën e Polonisë dhe se gjithashtu kushtetuta polake ka përparësi ndaj ligjit europian.

Çështja u dërgua në gjykatë nga Kryeministri Mateusz Morawiecki, hera e parë në historinë e bllokut me 27 anëtarë që një udhëheqës i një vendi anëtar vë në pikëpyetje tërësinë e traktateve të BE-së.

Me këtë lëvizje, kryeministri Morawiecki kërkon që gjykatësit polakët të mos i referohen ligjit europian për shqyrtimin e disa emërimeve të gjyqtarëve të rinj.

Në sfond të kësaj përplasjeje ligjore është fondi i rimëkëmbjes për Poloninë prej 57 miliardë euro, i cili nuk është miratuar ende nga Brukseli.

Negociatat vazhdojnë dhe Komisioni Europian tha se sfida e ligjit europian do ta vonojë miratimin. Analistët besojnë se sfida e kryeministrit polak në gjykatë synon të përshpejtojë procesin e miratimin të fondeve nga Brukseli.

Në reagimin e parë pas vendimit të gjykatës, Komisioneri europian i Drejtësisë, Didier Reynders, u shpreh i shqetësuar.

 “Ne jemi të shqetësuar për këtë situatë dhe unë do të përsëris qëndrimin tonë, pozicioni ynë është shumë i qartë për parësinë e ligjit europian mbi atë kombëtar. Gjatë muajve të fundit ne kemi nënvizuar vazhdimisht një sërë parimesh themelore të së drejtës së BE-së që kanë qeverisur bllokun që në fillimet e themelimit të tij. Vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë janë të detyrueshme për t’u zbatuar dhe mbi ligjet kombëtare”, tha Reynders.

Komisioni Europian e ka bërë të qartë se do të ndërmarrë nisma të tjera ligjore ndaj Polonisë dhe do të vonojë miratimin e fondit të rimëkëmbjes nëse vendi refuzon përparësinë e ligjit europian mbi çështjet e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…