Polonia do të dorëzojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë në “dy ose tre javët e ardhshme”, sipas CNN.

Duke cituar ministrinë e jashtme të vendit, ky medium ka raportuar se tanket do të dërgoheshin për të përkuar me përfundimin e stërvitjes për trupat ukrainase në Poloni.

Lukasz Jasina, një zëdhënës i ministrisë, shtoi se Varshava mbështet dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Kiev.

Megjithatë, ende duhet të arrihet një konsensus midis vendeve të NATO-s.

“Pikërisht si me tanket, ne shpresojmë se ky koalicion do të jetë mjaft i madh për të mbështetur gjithnjë e më shumë ukrainasit. Aeroplanët janë shumë të dobishëm në luftën e Ukrainës”, citohet të ketë thënë Jasina.

“Por ne jemi anëtare e NATO-s dhe duam të arrijmë marrëveshje në të gjitha çështjet e tilla për të marrë pjesë së bashku lidhur me këtë, sepse aleanca është më e fortë kur jemi bashkë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zjarri kaplon shtëpinë në Tetovë, humb jetën një e moshuar

Në orët e hershme të mëngjesit një shtëpi në fshatin Zhillcë të…

Edhe një tjetër vdekje e dyshimtë në Rusi, koloneli i angazhuar për rekrutimin e rezervistë në Ukrainë gjendet “i varur në një gardh”

Një vdekje tjetër e dyshimtë është regjistruar në Rusi. Bëhet fjalë për…

Australi raporton shifrat më të larta ditore të infektimeve me Covid-19

Shteti i Uellsit të Ri Jugor në Australi ka regjistruar numrin më…

“Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut”

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka bërë thirrje që…

Ambasadori amerikan në Moskë kthehet për konsultime në Uashington

Ambasadori i SHBA-së në Rusi, John Sullivan, tha se këtë javë ai…