Midis nesh

Politikat kulturore shqiptare, para se të jenë globaliste, është mirë të jenë më kombëtarisht të kujdesshme!

Politikat kulturore të shteteve tona si dhe të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët partiakë trumbetojnë se janë “ortakë të qeverisë” (dhe jo vasalë!), po zhvillohen në guaca të mbyllura, sidomos në krijimtarinë artistike!
Shqiptarët e Shqipërisë ka kohë që janë viktimë e propagandës dashakeqe që thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka shkrimtarë shqiptarë, por “shkronjës” dhe, si rrjedhojë e këtij mentaliteti, autorët nga ky shtet përjashtohen, nuk botohen (me përjashtim të nja dy autorëve); autorët nga Kosova nuk përkrahen, sepse, sipas një logjike të mbrapshtë të disa “botuesve shqiptarë”, ata nuk po ditkan të shkruajnë, ose shkruajnë me një “gjuhë neveritëse”, gjysmë gege e gjysmq të çalë nga ndikimet e të menduarit sllavisht! Autorët shqiptarë të Luginës së Preshevës si dhe ata të Malit të Zi, janë “krijues provincialë”m ndaj dhe duhet të mospërfillen!
Megjithatë, sa për shpëlarje parash, deri para do kohe, Ministritë respektive të Kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës nënshkruanin një marrëveshje për “bashkëpunim sezonal” kulturor që do të zgjaste tre muaj të verës. Në start kjo marrëveshje privonte nga e drejta e natyrshme që të përfshihen edhe krijuesit e fushave të ndryshme nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga Lugina si dhe nga diaspora!
Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut, ndonëse me zëvendësministër dhe me sekretar shtetëror shqiptar, këtë vit përjashtoi nga aktivitete dhe ngjarjet kulturore të gjithë artistët e kulturës shqiptare që nuk janë rezidentë të këtij shteti! Taksapaguesit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nuk paguajnë për këtë “përjashtim kulturor”! Taksat shqiptare shpenzohen për autorë sllavë, për ata serbë, rusë, por edhe për bullgarë që për dreq, vështirë që dallohen nga ata maqedonas, meqë kanë emra e mbiemra të përafërt.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut edhe ashtu nuk marrin as një për qind për kulturë nga ajo që paguajnë si taksë shtetërore. Kultura shqiptar është një, letërsia shqiptare është një dhe çdo politikë përjashtuese apo segmentarizuese është antishqiptare, është politikë e huaj e cila prej shqiptarëve mundohet të bëjë disa “kombe”!
Politika kulturore e Shqipërisë, por edhe e Kosovës, ministritë përkatëse, qeveritë kombëtare, duhet të jenë më të logjikshëm dhe e kanë për obligim që, jo vetëm të jenë kombëtarisht gjithëpërfshirës, por edhe të parashohin buxhet subvencionues për ngritjen, zhvillimin dhe afirmimin kulturor të shqiptarëve gjithandej ku jetojnë.
Letërsia e autorëve shqiptarë nga diaspora, në kohën e Rilindjes Kombëtare, letërsia e autorëve disident që bënë jetën e refugjatit, letërsia e krijuar jashtë kufijve të shtetit amë, letërsia e krijuar nga krijues jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe piktura, muzika, teatri, folklori, janë materie bazë që e përforcuan tabanin e identitetit kulturor shqiptar! Këtë taban, sot, dikush po e spërkat “me acid” me qëllim të drobitjes së saj sa më parë!
Politikat kulturore shqiptare, para se të jenë globaliste, është mirë të jenë më kombëtarisht të kujdesshme! /HEJZA/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=112422731175017&id=100072218703108

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti,…

Shqiptari Fetah Efendiu sipas dokumenteve të UDB-ës jugosllave

Pas vdekjes së Ataullah Hoxhës (dhjetor të vitit 1946), për udhëheqës të…

Mohamed Salmawy: Një film për mbretin shqiptar të Egjiptit, Mohamed Ali

Më shumë se 3 shekuj më parë, një familje nga Zëmblaku i…

Biografi për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Nga Aurenc Bebja/ “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit…

Përshkrimi i udhëtimit të udhëpërshkruesit të njohur gjerman: Johann Georg von Hahn gjatë vitit 1858, nëpër trevat shqiptare të Leskocit

Serbët e shkruajnë se Hahn, kishte shprehur shumë interesim për ti vizituar…