Shkruan: Dr. Rexhail Ramadani/

Lajm e bene portalet e paguara nga Artan Grubi qe ka doktoruar, mendoj se gjithe e njohim biografine e tij dhe ngjitjen e tij deri ne majat me te larta te pushtetit , qe arrin ti blene portalet dhe mediumet me parate e tatimpaguesve per te promovuar veten dhe per te hedhur mjegull edhe me te madhe ndaj nje populli qe ska prespektive, dhe qe ka kontribuar tu ikin rinia e tyre.

Ne Maqedonine lindore kane investuar 32 kompani dhe kane punesuar 23 000 punetore, edhe qeveria u ka dhene para te gatshme ketyre kompanive nga taksapaguesit.

Ne komunat ku udheheq BDI ja vetem nje kompani e mesme dhe asnje lloj investimi brenda 30 viteve te fundit kane migruar gati 40% e popullsise shqiptare nga mungesa e prespektives , ndersa ne vend te investimeve meqe do qe te hiqet si trashegimtar i vlerave te luftes thua ti se djemte e funksionareve te BDI se kane qene deshmor , vetem krekosen se kane ndertuar permendore, skenderbeun e ka sjell, dhe me vizita te deshmoreve per te legjitimuar pushtetin ne emer te vlerave te luftes, thua ti se djemte e tyre rane deshmore.

Per liderin e BDI se e dijme se cfare kapaciteti posedon, po nje popull i tere te shkoje ne humnere , kjo dmth qe mungon aftesia ketij populli per organizim politik per tu ballafaquar me probleme reale. Eshte i habitshem ky servilitet kaq i madh qe jane ne gjendje qe me pare pajtohet me migrimin e gjithe rinise se sa nje fjale te ja thote liderit dhe funksionareve te BDI se.

Kjo Parti sic eshte BDI nen strehen e nje MITI mbi Ali Ahmetin , perfitojne persona dhe grupacione qe skane asnje lidhje me ceshtje kombetare , thjeshte jane parazite dhe profitere, pjese te mafias urbane.

Nuk eshte problemi pse eshte investuar shume ne Maqedonine lindore fundja kane qene te afte per te thithur investitore, por pse nuk eshte investuar fare ne komunat tona.

Mungesa e investimit, hapja e prespektives se te rinjeve eshte e lidhur direkt me migrimin masiv te popullates.

Imagjinoni as debat nuk ka per te diskutuar problemet esenciale te popullates.

SOT GJITHE SFIDAT JANE EKONOMIKE , ATO POLITIKE I KA ZGJIDHUR FAKTORI NDERKOMBETAR

EDHE MARREVESHJA E OHRIT ISHTE KONTRIBUT I ANGAZHIMIT TE BASHKIMIT EVROPIAN DHE AMERIKAN NE MAQEDONI : Fransoa Leotarit dhe Xhejms Perdju, asgje lidhje me kete te arritur skane funksionaret e BDI se qe duan vetem te perfitojne nga pushteti ne menyre personale dhe familjare.

Por suma sumarum eshte nje nga popujt qe me se paku shqetesohet per fatin kolektiv te tyre. Nuk e di akademiket. profesoret , elitat kuazi intelektuale, mediale qe nuk e thone asnje fjale per kete.

Ne vend qe te merren pjesa dermuese e opinionit publik me problemet e prespektives, gjithe kohen merren me theniet e Albin Kurtin, Kosoven , Shqiperine. Ato vende kane mjaft njerez , mjaft ekspert e besoj skane nevoje qe edhe ne te merrem me ceshtjet e tyre. Se pari duhet te kujdeset njeriu per oborrin vet ku jeton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…