Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha sot se një pjesëtari serb të Policisë së Kosovës iu dogj vetura me targa RKS nga strukturat ilegale. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, para 10 ditësh tha se një nga ata që i ka kthyer targat e veturës në RKS është pjesë e institucioneve të Kosovës.

Një polic i etnisë serbe në Policinë e Kosovës është sulmuar, ka shkruar sot në Twitter ministri Sveçla.

Ai tha se policit iu dogj vetura nga strukturat ilegale, të cilat, Sveçla i kërkoi Vuçiqit të mos ua përkrah veprimet e dhunës dhe terrorit ndaj qytetarëve kosovarë.

“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla.

Dhjetë ditë më parë, Presidenti serb pas mbledhjes që ka pasur me këshillin e sigurisë të Serbisë ka folur edhe për çështjen e targave. Siç thoshte Vuciq, “deri në orën 08:00 të datës 10 shtator dy persona kanë raportuar për ndërrim të targave, njëri në veri dhe tjetri në jug”.

Vucic ka thënë se personi që jeton në pjesën veriore dhe që ka ndërruar targat “është pjesë e institucioneve shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Putin i sëmurë? Si përgjigjet Lavrov

“Çlirimi i Donbasit është prioritet i pakushtëzuar“ “Çlirimi” i rajonit të Donbasit…

Johnson premton më shumë mbështetje për Ukrainën në bisedën e tij telefonike me Zelenskyn

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka pasur bisedën e tij…

USAID lavdëron Kosovën, Gërvalla: Pasojë e zgjedhjeve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është krenuar me…

Covid-19, dy viktima dhe 49 raste të reja në Maqedoni

Alsat mëson se gjatë 24 orëve të fundit prej 586 testeve të…

Biden kërkon nga aleatët e G7-ës që të kundërveprojnë ndaj ndikimit të Kinës

Presidenti amerikan, Joe Biden, në ditën e dytë të Samitit të G7-ës…