Assesi të stabilizohet situata në Këshillin Gjyqësor. Tre ditë më herët inspektorë të Policisë kanë kontrolluar kamerat e këtij institucioni pasi një prej anëtarëve ka dyshuar që dikush i ka hyrë në zyrë pa leje dhe ka gërmuar në gjërat e tij. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev e konfirmoi këtë aksion policor por nuk tregon në qoftë se deri tani është zbuluar diçka. Kjo nuk do të jetë “përballja” e vetme e Këshillit Gjyqësor me drejtësinë, javën e kaluar anëtarja e këtij institucioni Vesna Dameva paditi këtë institucionin dhe anëtarë të caktuar për shkelje ligjore gjatë procedurës së shkarkimit të saj.

“Asnjë problem nuk shohë në këtë situatë, edhe pse e shohë që në media kjo veçse është plasuar, mirëpo ne nuk fshihemi nga kjo situatë, situata është e tillë, meqë kemi kështu dyshimesh, është e rrugës që të hetohet në mënyrë që të shihet se si qëndron puna”, tha Sashko Georgiev, kryetar i Këshillit Gjyqësor. /Ardit Ramadani-Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kërcënohen me jetë dy kandidatët për President të Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe bashkëshortja e tij, Llidija,…

Policia e Maqedonisë së Veriut zbulon 78 migrantë në një kamion

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndaluar 78 migrantë deri sa po…

Gjermania e Franca në një deklaratë të përbashkët, përmendin heqjen e vizave për Kosovën

I ashtuquajturi “Trekëndësh i Weimarit”, i cili përfshin një format të tri…

Likovë, 58 raste aktive me Kovid-19

Komuna e Likovës në 48 orët e fundit ka regjistruar 43 raste…

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në RMV

Çmimi i benzinave në Maqedoni do të ulet për 2,5 denarë, ndërsa…