Pesë zyrtarë të Partisë Sociademokrate (PSD) sot janë shoqëruar në stacionin e Policisë, pas një aksioni që kanë mbajtur te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ata kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas tij, me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash të cilët kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona ndaj të cilëve konform autorizimeve policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet e duhura para se të njëjtit të procedohen në fazën vijuese”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shtetësia, nis takimi Sela-Zaev-Gashi

Në Kuvend tashmë ka nisur takimi mes kryeministrit Zoran Zaev, liderit të…

Mesazhi i Erdoganit drejtuar popullit për koronavirusin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) publikoi një mesazh zanor në…

Kovaçevski – Varhelji: Tani është momenti për zhbllokimin e proceseve integruese

KryeministriDimitar Kovaçevski, I shoqëruar nga Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, është…

Remenski: Jam e pakënaqur me daljen në votime për kryetar të LSDM-së

Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Frosina Remenski, mbrëmë pas përfundimit të votimit…

Harrojeni naftën, karburanti i së ardhmes është hidrogjeni i gjelbër!

Teksa kriza klimatike përshkallëzohet, bota po përdor gjithmonë e më shumë energji…