Të enjten në Mitrovicë, policia me urdhëresë të gjykatës ka bastisur lokalet e institucionit ilegal serb në Kosovë, Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë, Drejtoria e Thesarit në Leposaviq.
Organet e rendit sot bëjnë të ditur se gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00 dinarë serbë, 57,626.00 dollarë amerikanë, 10,835.00 euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë.
Po ashtu janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve.
Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit.