Dhjetëra adhurues palestinezë janë plagosur në përleshjet me policinë izraelite në Xhaminë Al-Aqsa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit Lindor të okupuar, ndërsa tensionet disa-javore midis Izraelit dhe Palestinezëve mbi Jeruzalemin u rritën përsëri.

Më parë gjatë ditës, dhjetëra mijëra adhurues palestinezë u mblodhën në xhami të premten e fundit të Ramazanit dhe shumë qëndruan për të protestuar në mbështetje të Palestinezëve që përballen me dëbimin nga shtëpitë e tyre në tokën e okupuar nga Izraeli të pretenduar nga kolonët hebrenj, raporton aljazeera.

Gjatë javës së kaluar, banorët e Sheikh Jarrah, si dhe aktivistë palestinezë dhe të solidaritetit ndërkombëtar, kanë marrë pjesë në vigjilencat e natës për të mbështetur familjet palestineze nën kërcënimin e zhvendosjes së detyruar.

Adhuruesit palestinezë ndanë video nga brenda xhamisë Al-Aqsa që tregon forcat e policisë izraelite që qëllonin mbi ata.

Adhuruesit ikën ndërsa tymi mbushte Xhaminë, e njohur për myslimanët edhe si Shenjtërorja Fisnike gjersa dhjetëra palestinezë janë arrestuar. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Italia si Austria, gati vendimi: Të pavaksinuarit nuk do të futen dot në stadiume, teatro, lokale dhe restorante

Qeveria italiane është duke përgatitur një shtrëngim të metejshëm të masave nisur…

Papunësia problemi kryesor për të rinjtë në Maqedoninë e Veriut

Për 58.4% e të rinjve, papunësia është problemi kryesor me të cilën…

Ishte raportuar si i zhdukur, gjendet pa shenja jete 36 vjeçari nga Peja

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete 36…

Një ditë para sulmit në qendrën tregtare në Kopenhagë, i dyshuari kishte ngarkuar disa video në YouTube

Një ditë para të shtënave në një qendër tregtare në Kopenhagë, një…

Danimarka i jep fund shumicës së kufizimeve të vendosura për shkak të COVID-19, ndërsa fqinji i saj Suedia i zgjeron kufizimet

Qeveria e Danimarkës tha të mërkurën se do të heqë shumicën e…