Grupet kriminale i kanë vendosur edhe dy barrikada në veri. Kështu duke e penguar edhe më tej lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Zyra për Informim e policisë thuhet se pengesat janë vendosur në udhëkryqin tek shkolla teknike në veriun e Mitrovicës si dhe tjetra tek vendi i quajtur “Kërshi i Dudës”.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kërshi i Dudes”, thuhet në përgjigje.

Sot është dita e 18-të e vendosjes së barrikadave në veri. Numri i tyre tanimë ka shkuar në 13-të.

Kjo pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka sulmuar Zyra e Komisionit Komunal Zgjedhor në veriun e Mitrovicës.

Situata në ato zona vazhdon të jetë e tensionuar.

Grupet kriminale në shumë raste i kanë sulmuar qytetarët, mediat, por nuk munguan as sulmet ndaj organeve të sigurisë.

Ekipi i Klan Kosovës u sulmua dy herë me gurë nga këto grupe.

Gjatë ditës së djeshme në Zupç, u lënduan gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se së bashku me KFOR-in do të gjejnë zgjidhje për largimin e barrikadave pas Krishtlindjeve.

Kurti tha se janë në pritje të veprimeve nga ana e Misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, në të kundërtën policia do t’i heq vet ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjenerali shqiptar i dërgon porosinë e fortë Vuçiqit

Ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Dritan Demiraj, ka komentuar pas deklaratës së…

Masat restriktive mund të hiqen në mes të muajit maj

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme në…

Nga e mërkura zgjatet ora policore, fillon në ora 16:00 deri në 05:00 të mëngjesit

Nga dita e mërkurë Ora policore në mbarë shtetin do të filloj…

Voton Kurti: Kosova ka dëshmuar se është shtet demokratik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij. Kurti para…

Kancelari austriak do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të vizitojë nesër Ballkanin Perëndimor. Ndalesa…