Policia gjermane ka bastisur dhjetëra shtëpi në mbarë vendin si pjesë e një fushate të zbatimit të ligjit kundër gjuhës së urrejtjes në internet.

Zyra Federale e Policisë Kriminale tha se bastisjet u zhvilluan të enjten në 13 nga 16 landet e Gjermanisë.

Policia vuri në shënjestër njerëzit e dyshuar për paraqitjen e fyerjeve antisemite, fyerjen ndaj zyrtarëve ose ata që publikisht i kanë ftuar tjerët për të kryer krime.

Policia federale thotë se numri i rasteve që përfshijnë urrejtjen online ra nga 2.270 në vitin 2017 në 1.472 vitin e kaluar, por përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme për të trajtuar problemin.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dënoi të mërkurën komentet që u paraqiten në internet pas vrasjes së një politikani të njohur që kishte folur në favor të migrantëve. Policia ende po heton se kush e vrau gjatë fundjavës Walter Luebcke, një anëtar i partisë së kancelares, Angela Merkel.

Ditë më parë në një intervistë për CNN, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se “duhet ende punë për t’u bërë” në Gjermani dhe pjesë të tjera të botës për t’u përballur me “forcat e errëta” që po gjejnë mbështetje.

“Në Gjermani, natyrisht, ato gjithmonë duhet të shihen në një kontekst të caktuar, në kontekstin e së kaluarës sonë, që do të thotë se ne duhet të jemi shumë më vigjilent se të tjerët”, tha Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Do të hapen dyqanet, restorantet e kafenetë, ja vendi i parë në Europë që planifikon të dalë nga izolimi

Synimi është nga 14 prilli. Dyqanet e vogla deri në 400 metra…

Deklarata shokuese e zyrtarit kinez: Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian ka bërë deklaratë…

VIDEO / Ushtari izraelit qëllon me plumb pas shpine palestinezin… për qejf

Ky është momenti shokues kur një ushtar izraelit është regjistruar duke qëlluar…

Boris Johnson në Elysee si në shtëpi, këmbët mbi tryezë në takimin me Macron

Në fotot zyrtare me këmbët në tryezë. Më shumë sesa vetë Brexit,…

I doli para një tufë luanësh, udhëheqësi “ngrin” në vend

Një udhëheqës i një ekspedite u trondit kur po ndiqte gjurmët e…